Aksion antidrogë në Portin e Durrësit, kapen 7.25 kg kokainë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia njofton zyrtarisht se 7.25 kg kokainë janë gjetur herën e tretë në konteinerët e kompanisë ”Alba Exotic Fruit” në Durrës.

Konfirmohet se dhe kjo goditje është në kuadër të dy sekuestrimeve të mëparshme më 13 dhe 23 korrik, teksa kësaj radhe janë kontrolluar disa konteinerë të po kësaj kompanie dhe është gjetur sërish kokainë.

Ndërkohë po vijon hetimi për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kësaj kompanie e cila importon fruta nga Amerika Latine.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Port, Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një tjetër sasi lëndë narkotike kokaine, në kontenierët për llogari kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Në vijim të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, e duke vijuar përsëri në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë, mbaditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie lëndë narkotike kokainë

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontenierë për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Taks Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të veprimtarisë kriminale të trafikimit të kokainës.


Të fundit

New York paguan 100 dollarë të gjithë qytetarët që vaksinohen kundër Covid-19

Qyteti i New York-ut do të fillojë të paguajë me 100 dollarë njerëzit që vaksinohen kundër Covid-19, njoftoi të...

Aksion antidrogë në Portin e Durrësit, kapen 7.25 kg kokainë

Policia njofton zyrtarisht se 7.25 kg kokainë janë gjetur herën e tretë në konteinerët e kompanisë ”Alba Exotic Fruit” në Durrës. Konfirmohet se dhe kjo...

Alesia Bami i vë ‘flakën’ rrjetit në pozat me bikini (Foto)

Moderatorja Alesia Bami përmes postimeve në rrjetet sociale iu ka treguar fansave se pas mbylljes së emisionit ‘E Diell’, ka nisur pushimet verore. Një ditë...

Vrau foshnjën e shoqes së saj duke e hedhur nga dritarja, ja sa vite u dënua 31-vjeçarja

Një gjykatë në Moskë ka dhënë 17 vjet burg për një punonjëse salloni bukurie, e cila hodhi drejt vdekjes nga ballkoni beben e shoqes...

Manastriliu: Vijnë 20 mijë doza vaksine Astra Zeneca në vend, dhuratë nga qeveria kroate

20 mijë doza vaksinë Astra Zeneca kanë mbërritur në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Ogerta Manastirliu, në një shënim në...

Lajme të tjera

Web TV