Conference League/ Laçi kualifikohet në turin e tretë, do përballet me gjigandët belg

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Laçi nuk është as hirushe e as një surprizë e madhe, janë thjeshtë një ekip perfekt në çdo detaj, një ekip me një buxhet shumë të vogël por me një shpirt shumë të madh. Ekipi i Shpëtim Duros vë në jetë një mrekulli shumë të bukur, thyen çdo parashikim dhe çdo tabu duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e tretë të një turne evropian si Conference League.

Bardhezinjtë jo vetëm që rezistuan përballë ekipit të Craivoa po në fushë nuk ishin as inferior, përkundrazi, bënë lojën e tyre, duke i shkruar shumë herë pranë edhe golit të avantazhit.

Kurbinasit ruajtën edhe me fanatizëm atëherë kur duhej epërsinë minimale të fituar në ndeshjen e parë, duke e shndërruar në një fund të lumtur përballjen dyshe me ekipin rumun.

Aventura e Laçit në Conference League sa vjen e ndërlikohet teksa në raundin e tretë do të përballen me gjigandët belg të Anderlecht.


Të fundit

Conference League/ Laçi kualifikohet në turin e tretë, do përballet me gjigandët belg

Laçi nuk është as hirushe e as një surprizë e madhe, janë thjeshtë një ekip perfekt në çdo detaj,...

Shkeli rregullat anti-Covid, pronari turk i jahtit luksoz gjobitet me 76 mijë euro

Një pronar jahti turk pagoi një total prej 76,000 € për shkeljen e rregullave të Covid-19 në Mykonos. Biznesmeni u gjobit për mbajtjen e një...

Djegia e mbeturinave në Fier, kryebashkiaku: Nesër situata do të vihet nën kontroll

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi thotë se situata në fushën e mbetjeve, po shkon drejt normalizimit dhe se nesër zjarri do të...

Kejvina Kthella pozon sërish në bikini, kaq tërheqëse nuk e keni parë

Kejvina Kthella ka vazhduar me publikimin e imazheve atraktive që ngacmojnë imagjinatën. Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 748 mijë ndjekës, modelja...

Tifozët e Bazelit sherr me policët në “Elbasan Arena”

Një incident është regjistruar në sfidën Partizani-Bazel e vlefshme për ”Conference League”. Tifozët e Bazelit janë shtyrë me policët shqiptarë që siguronin rendin në stadium. Mësohet...

Lajme të tjera

Web TV