Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në mes të rrugës në Itali

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Hysen Aliko është arrestuar nga policia italiane pasi ka plagosur me thikë ish-gruan e tij. Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar një operacioni mjaft delikat.

Pas mesnate 40-vjeçarja u sulmua nga ish-burri i saj teksa po kthehej për në shtëpi. Ai e goditi dy herë me thikë, njëra prej të cilave e kapi atë në pjesën e barkut. Britmat e gruas tërhoqën vëmendjen e disa qytetarëve që lajmëruar menjëherë policisë.

Dy fëmijët e çiftit mbërritën në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shuajnë sherrin, dhe për pasojë djali i tyre u plagos me thikë nga babai 51-vjeçar. Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia vuri në pranga autorin ndërkohë që po merren në pyetje dëshmitarët në lidhje me këtë ngjarje. Hetuesit kanë nisur këqyrjen e pamjeve filmike në zonë. Çifti ishte divorcuar një muaj më parë, ndërsa ende nuk dihet shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.


Të fundit

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në mes të rrugës në Itali

Një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Hysen Aliko është arrestuar nga policia italiane pasi ka plagosur me thikë ish-gruan...

Këngëtarja e njohur ‘detyrohet’ t’i paguajë 200 mijë dollarë në muaj bashkëshortit pas divorcit

Këngëtarja e njohur Kelly Clarkson së fundmi ka firmosur divorcin së bashku me ish-bashkëshortin e saj dhe është urdhëruar që t'i japë atij një...

New York paguan 100 dollarë të gjithë qytetarët që vaksinohen kundër Covid-19

Qyteti i New York-ut do të fillojë të paguajë me 100 dollarë njerëzit që vaksinohen kundër Covid-19, njoftoi të mërkurën kryebashkiaku Bill de Blasio. Kjo...

Aksion antidrogë në Portin e Durrësit, kapen 7.25 kg kokainë

Policia njofton zyrtarisht se 7.25 kg kokainë janë gjetur herën e tretë në konteinerët e kompanisë ”Alba Exotic Fruit” në Durrës. Konfirmohet se dhe kjo...

Alesia Bami i vë ‘flakën’ rrjetit në pozat me bikini (Foto)

Moderatorja Alesia Bami përmes postimeve në rrjetet sociale iu ka treguar fansave se pas mbylljes së emisionit ‘E Diell’, ka nisur pushimet verore. Një ditë...

Lajme të tjera

Web TV