Patrik Modiano, francezi që pushtoi botën me letërsinë e tij

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Është autor i 30 romaneve, ku thuajse të gjitha veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në gjuhët më të mëdha të botës.

Ai e fitoi çmimin Nobel në vitin 2014 kur ishte 69 vjeç. Por 30 korriku i vitit 2021 përkon me 76 vjetorin e tij të lindjes. Juria e Nobelit, me rastin e dhënies së çmimit, theksoi se Parick është shpërblyer “për artin e tij të kujtesës, me të cilën ai ka evokuar fatet më të pakapshme të njerëzimit, të zhveshur nga bota e pushtimit”….

…Patrik Modiano është një romancier francez, autor i 30 romaneve, që ka fituar disa çmime prestigjioze. Thuajse të gjitha veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në gjuhët më të mëdha të botës, si gjermanisht, anglisht, spanjisht, suedisht etj. Modiano ka shkruar edhe skenarë filmash.

Fëmijëria

Modiano, i cili u lind më 30 korrik 1945, në Boulogne-Billancourt, periferi e Parisit, me baba hebre dhe nënë flamande, i pari tregtar dhe e dyta aktore, njihet për marrjen e subjekteve të tij nga artikujt e gazetave dhe nga intervistat dhe shumë nga historitë e tij janë të bazuara në ngjarje autobiografike apo ngjarje të lidhura me pushtimin gjerman të Luftës së Dytë Botërore.

Nëna edhe babai i tij u takuan në Parisin e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe e filluan lidhjen gjysëm të fshehtë.

Fëmijëria e Patrickut kaloi në një atmosferë me harmoni familjare: ndërmjet mungesës së shpeshtë të babait të të tij, për të cilin dëgjoi shumë tregime problematike, dhe turneve të shpeshta të nënës. Shkollimin elementar e kreu duke e falenderuar ndihmën e qeverisë franceze. Kjo edhe ofroi më shumë me vëllanë i tij, Rudyn, i cili vdiq në moshën 10 vjeçare. Veprat e Patrickut të shkruara ndërmjet viteve 1967 dhe 1982, i janë kushtuar pikërisht atij. Kjo ngjarje lajmëron edhe fundin e fëmijërisë së Modianos. Por ai vazhdon t’i ruaj kujtimet e asaj periudhe me shumë nostalgji.

Karriera

Romanin e parë “La Place de l’ètoile” (Sheshi i yllit), Modiano e ka botuar në vitin 1968 dhe 10 vjet më vonë ka fituar çmimin “Goncourt”, për romanin “Rue des boutiques obscures” (Rruga e butikëve të zymtë).

Lexo edhe :  Takimi i panjohur me udhëheqësin kinez, Ten Hsiao Pin, Pekin ’62/ Hysni Kapo: A mund të na flisni për situatën aktuale në Laos, pasi ne...

Në vitin 1996, ai ka marrë shpërblimin kombëtar të Francës në letërsi, për krijimet në këtë fushë. Libri i tij, “Pour que tu ne te perdes pas dans le quartier” (Që të mos humbasësh në lagje), doli nga shtypi, në fillim të Tetorit të vitit 2014. Është një roman 160 faqesh, që e dërgon lexuesin në universin e shkrimtarit, detektivin e së kaluarës, duke lundruar nëpër kujtime.

Gjatë karrierës së tij të gjatë ka marrë veç të tjerave dy nga çmimet më të mëdha letrare që jepen për letërsinë franceze: “Grand prix du roman de ’Académie Française, 1972”, “Prix Goncourt, 1978”.

Modiano, ishte shkrimtari i pesëmbëdhjetë francez, i cili mori një nga çmimet më prestigjioze të botës siç është “Nobel”. “Tema të tilla si kujtesa, harresa, identiteti dhe faji janë në qendër të veprës së tij, ku Parisi konsiderohet si një pjesëmarrës aktiv”, theksoi Akademia Suedeze në vlerësimin e saj. Shkrimet e Modianos shtrihen në kohë mes së kaluarës dhe së tashmes.

Krijimtaria

Romancieri francez, i cili ka marrëdhënie shumë të kursyera me median, ka shkruar më shumë se 30 libra për të cilët ka marrë një numër çmimesh, përfshirë çmimin e njohur Goncourt.

Është autor i shumë romaneve, librave për fëmijë dhe skenarëve. Botohet rregullisht që prej vitit  1968 nga një prej shtëpive më të mëdha botuese franceze, “Gallimard”.

“Modiano është i thjeshtë për t’u lexuar”, thotë sekretari i Akademisë Suedeze, Peter Englund. “Gjuha e tij është e thjeshtë, por kompozimi i romaneve është pothuajse fin”, shton ai.

“Fakti që Modiano shkruan libra të shkurtër, zakonisht 130 faqe, të jep mundësinë të lexosh një prej tyre, të hash darkë dhe pastaj të lexosh një tjetër”, thekson Englund.

Romanet të tjera të këtij autori janë dhe: “Vallja natës”, “Bulevardi i rrethit”, “Vila e pikëlluar”, “Libreza familjare”, etj.

 

 

 


Të fundit

Patrik Modiano, francezi që pushtoi botën me letërsinë e tij

Është autor i 30 romaneve, ku thuajse të gjitha veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në gjuhët më...

Ballkani i Hapur/ Rama-Vuçiç- Zaev nënshkruajnë marrëveshjen, Kosova refuzon

“Mini-Shengen” u pagëzua me emrin "Open Balkan". Të tre liderët kërkojnë zgjerimin me shtete tjera të Ballkanit ndërsa Kryeministri Kurti tha se kjo iniciativë...

Lajme të tjera

Web TV