Presidenti Biden falenderon Vjosa Osmanin për medaljen që do japë për djalin e tij të ndjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se do të ndajë Medaljen Presidenciale për “Sundim të Ligjit” për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

Lidhur me këtë, Kreu i Shtëpisë së Bardhë falenderon presidenten Osmani me anë të një video-mesazhi, duke konfirmuar partneritetin e palëkundur të SHBA-së për Kosovën, madje dhe ndihmën që po i ofron dhe do i ofrojë në vazhdim lidhur dhe me luftën ndaj pandemisë së Covid.

“Puna e Beaut në Kosovë ka qenë e përzemërt. Ai e ka dashur shtetin tuaj”, i ka thënë Biden presidentes Osmani.

“Duke pranuar këtë çmim në emër të djalit tonë, dua të duartrokas progresin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë këto 20 vitet e fundit. Kam qenë atje disa herë, dhe të gjithë njerëzit që punojnë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur që Beau ka besuar për njerëzit e Kosovës. Ka edhe shumë punë për të bërë që nuk kam nevojë të ju tregoj më shumë punë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe religjioze, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Ju zotohem se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës në këtë punë, kështu që së bashku ne mund të dëshmojmë se demokracitë, demokracitë janë në gjendje të ofrojnë për nevojat e njerëzve të tyre”, shprehet Biden.

Të fundit

Kumbaro ultimatum prefektëve: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u...

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, si arritën shqiptarët të korruptonin latino-amerikanët

Është zhvilluar dhe në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë, të akuzuar për...

Konfirmoi shtatzaninë/ Sara Gjordeni reagon sërish dhe ka dy fjalë për fansat

Sara Gjordeni mbrëmjen e kaluar konfirmoi shtatzëninë me Bardhin, me të cilin u lidh brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Pas lajmit të bukur që...

Izraeli mori hak ndaj Iranit, ja çfarë ndodhi papritur me çmimin e naftës

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejt...

Nëna rreh fëmijët e mitur, ish-bashkëshorti e kallëzon në polici

Një 28-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë, pasi ish-bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur. Xh.M.,...

Lajme të tjera

Web TV