Kurti letër homologut kroat: Ndihma që u dhatë të lënduarve në aksidentin tragjik tregoi vlerat dhe shpirtin tuaj bujar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër falënderimi homologut kroat, Andrej Plenković, përmes së cilës ai ka shprehur falënderimin e tij dhe të popullit për ndihmën që u ofruan bashkëatdhetarëve pas aksidentit tragjik të 25 korrikut.

Kurti shprehet në letër se reagimi i shpejtë i autoriteteve kroate për t’u ofruar trajtim mjekësor të plagosurve dhe strehim udhëtarëve të tjerë, shfaqi vlerat më të larta dhe shpirtin bujar të popullit kroat.

Falënderimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti:

Shumë i nderuari Kryeministër Plenković,

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, dhe në emrin tim personal, pranoni falënderimet më të përzemërta për ndihmën që na e ofruat në një situatë të rëndë për vendin tonë.

Reagimi Juaj i shpejtë pas aksidentit tragjik në Slavonski Brod, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë tanë, trajtimi mjekësor i të lënduarve dhe strehimi i udhëtarëve të tjerë, shpërfaqi vlerat Tuaja të larta dhe shpirtin bujar të popullit kroat.

Angazhimi Juaj vetëmohues dhe i institucioneve të shtetit Tuaj për t’ua ofruar gjithë kujdesin e nevojshëm bashkatdhetarëve tanë, ka prekur thellë zemrat tona.

Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do ta harrojë kurrë këtë akt humanizmi dhe solidariteti me tragjedinë tonë.

Me konsideratën më të lartë, ju sigurojmë që Republika e Kosovës do të mbajë gjithmonë zemrën dhe derën hapur për miqtë si Ju.

S poštovanjem i zahvalnošću,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kujtomë se para pak ditësh një autobus me udhëtarë nga Kosova u aksidentua dhe për pasojë humbën jetën 9 kosovarë dhe një shtetas gjerman, i cili ishte një prej shoferëve. Shumë të tjerë mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore në spital në Kroaci.

Lexo edhe :  Presidenti Biden falenderon Vjosa Osmanin për medaljen që do japë për djalin e tij të ndjerë

 


Të fundit

Kurti letër homologut kroat: Ndihma që u dhatë të lënduarve në aksidentin tragjik tregoi vlerat dhe shpirtin tuaj bujar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër falënderimi homologut kroat, Andrej Plenković, përmes së cilës ai ka...

Enca ‘çmend’ fansat, publikon foton sensuale me bikini

Këngëtarja Enca Haxhiraj ka provokuar me foton e saj të fundit. Buzë një pishine dhe me pamje nga bregdeti ajo ka hedhur një foto...

BE gjobit me qindra miliona Amazon, ja arsyeja

Bashkimi Evropian ka gjobitur kompaninë Amazon me 746 milionë euro për shkelje të ligjeve të bllokut për mbrojtjen e të dhënave. Gjoba është lëshuar...

Zjarret në vend, Peleshi: Kemi 8 vatra aktive, situata më kritike në Karaburun, Shijak, Përmet e Fier

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pë herë të parë për zjarret në Shqipëri. Ai informon se aktualisht janë 8 vatra aktive. Situata më...

Zjarret në Turqi, autoritetet evakuojnë turistët nga Bodrum

Në Turqi turistët e tronditur nxituan drejt brigjeve të detit të shtunën në pritje të varkave të shpëtimit pas urdhërave për evakuimin e disa...

Lajme të tjera

Web TV