“Non grata”/ SHBA ultimatum Bashës: Berisha të mos jetë në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadroja amerikane në Tiranë Yuri Kim i ka kërkuar dje kryedemokratit Lulzim Basha që të largojë Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Sipas saj “është ironi historike që një parti politike të hajë bar për hir të një deputeti”. Reagon Berisha: “Do qëndroj në Parlament. Ambasadorja fyeu demokratët me fjalë të përdorura në diktaturë, nga racistë dhe Albanofobë”.

Nga Fernada Cenko

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që ish-lideri hitorik i PD-së por edhe deputet i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës Sali Berisha të mos futet në shtator në Parlament. Tre muaj pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën “non grata”, Yuri Kim dje shkoi në selinë blu për ti kërkuar Bashës pikërisht që të largojë Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Edhe pse kjo ishte një lëvizje që pritej, ndodhi më shpejt. Pas takimit me Bashën, Ambasadorja e SHBA tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi dhe se do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha i shpallur non grata nga DASH. Ajo i cilësoi vendime të vështira që duhet të merren me qëllim të ardhmen. Ambasadorja Kim theksoi se është përgjegjësi që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e shqiptarëve. “Pata një diskutim shumë të mirë me kryetarin e PD Lulzim Basha, ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe për rëndësinë që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj për në BE. Është për t’u theksuar fakti që roli i PD ka qenë i pazëvendësueshëm dhe që PD do të kthehet në Kuvend në shtator”, tha Kim. Ambasadorja ka shkuar edhe më të tej, duke nënvizuar faktin se largimi i Berishës i jep një “fuqi” tjetër SHBA-së për të vazhduar mbështetjen për demokracinë në vend. “Gjithashtu do të jetë e rëndësishme dhe e domosdoshme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënëse dhe SHBA-të do vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për demokracinë në Shqipëri”, tha Kim. Ajo nënvizoi se PD do të jetë pjesë e Kuvendit në shtator, por kërkoi që Partia Socialiste të jetë mbi interesat e saj personale. “Ndërsa PD do të rikthehet në Kuvend është e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Dua të nënvizoj dhe njëherë përgjegjësinë që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e Shqipërisë. E rëndësishme që PD të mendojë për këto çështje. Siç e përmenda më parë, PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi. Do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj”, tha ajo me shprsën se që partitë të vazhdojnë përpara dhe bashkëpunimi ynë të shkojë përpara. “Për këtë arsye ka vendime të vështira për të gjithë, shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të çlodhen në muajin gusht dhe të kthehen të freskët dhe të përtërirë për ato që ka e ardhmja”, deklaroi ajo.

Berisha reagon ashpër

Ish-lideri demokrat Sali Berisha, pas qëndrimeve të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar ashpër, duke e cilësuar si fyese deklaratën e saj për demokratët, ndërsa ka shprehur bindjen se do të shkojë në Parlament dhe nuk do të tërhiqet edhe pas kësaj kërkese. “Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me një deklaratë fyese për çdo demokrat dhe shqiptar duke iu përmendur barin, në dhunim flagrant të misionit të saj, i kërkoi Kryetarit të PD që Sali Berisha të mos futet në parlamentin e ardhshëm. Lidhur me keto deklaroj sa vijon: Asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengoje kurrë Sali Berishën të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit shqiptar në mbrojtje të interesit kombëtar dhe publik të shqiptarëve”-shkruan Berisha. Ai e cilëson shpalljen e tij “non grata” nga SHBA si: ”abuzim i pastër me ligjin e Kongresit të SHBA, përdorimin e tij si armë kundër kundërshtareve politik të multimilardierit George Soros dhe mikut të tij të ngushtë Edi Rama”. Ndërsa ka kërkuar që sekretari Amerikan i Shtetit të bëjë publike provat që ka i është kthyer ashpër ambasadores amerikane mbi deklaratën. “Unë dua t’i rikujtoj Zonjës ambasadore se ke gabuar rënde me barin që iu përmende demokratëve. Në këtë kontekst shprehja juaj se PD nuk mund të hajë bar është një fyerje për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar të cilët citate të ngjashme i kanë degjuar vetëm në diktaturë apo nga racistë albanofobë”.

Lexo edhe :  Sulmi iranian ndaj Izraelit, reagon Hamasi: E drejtë natyrore dhe përgjigje e merituar

Ngjarja

Shtetet e Bashkuara të Amerikëës shpallën më 22 maj të këtij viti ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij “non grata” për të hyrë në shtetet amerikane. Në njoftimin që u publikua në faqen e Ambasadës Amerikane shkruhej: “Shpall publikisht “non grata” Sali Berishën, një ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpërdorimin e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”, thuhej në deklaratë. Të nesërmen ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një konferencë të gjatë për shtyp ku i ka bërë edhe një sfidë Shteteve të Bashkuara që të paraqesin faktet për të cilat akuzohet në vendimin që mori Sekretari i Shtetit Antonio Blinken. Berisha paralajmëroi se ka udhëzuar avokatin e tij, “të ngrejë padi direkte kundër z. Blinken për shpifje publike, në një vend neutral dhe të respektuar, si Franca, në Gjykatën Korrektuese të Parisit.” Ai tha se “arsyet që publikoi Sekretari i Departamentit të Shtetit, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse janë vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin e tij dhe tërësisht të panjohura prej vetë atij”. Ish-kryeministri Berisha deklaroi se që kur ka nisur jetën e tij politike dhe ka marrë pagën në “borderonë e shtetit nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se kam qenë i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive”. Berisha foli për “dinjitetin e tij të nëpërkëmbur” që e detyron të ngrejë padi për shpifje kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken. Ai theksoi që “në mënyrë kategorike kjo padi nuk është një akt kundër SHBA-ve, për të cilat ushqej të njëjtat ndjenja, por ndaj një njeriu që pa rreshtuar as prova, fakte apo argumenta, ka ngritur akuza që nuk i ka ngritur askush kurrë ndaj meje, as kundërshtarët më të egër”. Gjykata Korrektuese e Parisit është gjykatë e shkallës së parë që gjykon çështje penale për veprat të klasifikuara si kundërvajtje dhe të kryera nga të rritur.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV