Rrëfimi i Leonardo DiCaprios për karrierën e tij, ja kush fshihet pas aktorit të suksesshëm

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Leonardo DiCaprio i konsideron prindërit e tij, George dhe Irmelin, çelësin e suksesit të tij duke theksuar se stili i jetës së tyre jokonvencionale ndikoi në formimin e personalitetit dhe karrierës së tij.

Aktori hollivudian është jashtëzakonisht i afërt me të dy prindërit Irmelin Indenbirken dhe George DiCaprio. Nëna e tij shpesh herë e shoqëron në ngjarje të ndryshme dhe ceremoni çmimesh. Megjithatë, babai i tij luajti rolin më të rëndësishëm kur erdhi puna te zgjedhja e profesionit të djalit të tij.

George ishte një artist dhe shpërndarës i librave komikë. Ndërsa nëna e tij është aktore dhe producente gjermane.

Edhe pse ajo dhe George u divorcuan kur aktori ishte vetëm një vjeç, Leo ka treguar se të dy prindërit e rritën atë në një mjedis që mund të konsiderohet “farefisnor”.

 

Jo vetëm që babai i dha këshilla, besim dhe mbështetje në karrierën e tij, por që në moshë të re, ai e ekspozoi ndaj një game të gjerë njerëzish dhe mënyrave të jetesës.

DiCaprio u rrit në një mjedis të pazakontë me prindërit e tij të cilët dikur i përshkroi si “bohem në çdo kuptim të fjalës”.

“Në rininë time, isha i ekspozuar ndaj subkulturës më të egër të hipit, së bashku me komikët Fabulous Freak Brothers, Zap dhe Ëeirdo”, ka rrëfyer Leonardo për USA Ëeekend në vitin 2010.

George gjithashtu e merrte djalin në koncerte të muzikës rok që është edhe ndër kujtimet më të hershme të fëmijërisë së aktorit.

Kur DiCaprio ishte 20 vjeç, ai u bë mjaft i famshëm jo vetëm për rolet e shumta në shfaqjet televizive, por edhe për rolet e tij në filmin “Ëhat’s Eating Gilbert Grape” dhe “The Basketball Diaries”.

Lexo edhe :  Berisha, një gur në qafën e PD

Pjesë e suksesit të Leonardos ka qenë gjithmonë zgjedhja e skenarëve që e sfiduan atë si aktor ose kishin një histori bindëse, kundrejt filmave komercialë.

Babai ishte zakonisht ai që lexonte skenarët për djalin e tij, duke vendosur se cilët do të ndiqte. Babai gjithashtu formoi pikëpamjen e përgjithshme të djalit të tij për botën.

“Ne mendojmë se ai është në fakt një jashtëtokësor, i lidhur në një mënyrë tjetër nga ne. Diçka po ndodh brenda tij që ne nuk e kuptojmë”, ka theksuar George për djalin e tij.

Në janar të viti 2016, Leo i tha The Telegraph se ishte “plotësisht borxhli ndaj prindërve të tij në çdo mënyrë” dhe më parë i kishte zbuluar për Access Hollyëood se “nuk do të kishte bërë asgjë nga këto nëse nuk do të ishin prindërit e tij”.

Një falënderim i veçantë për nënën, për të cilën DiCaprio ka thënë: “Ajo e mbështeti këtë fëmijë të vogël, i cili në moshën 12 vjeçare tha: ‘Unë dua të bëhem aktor’, gjë që është qesharake, dhe ajo më çoi në të gjitha ato audicione, ajo është arsyeja e vetme që unë mund të punoj atë që bëj”.

 


Të fundit

Rrëfimi i Leonardo DiCaprios për karrierën e tij, ja kush fshihet pas aktorit të suksesshëm

Leonardo DiCaprio i konsideron prindërit e tij, George dhe Irmelin, çelësin e suksesit të tij duke theksuar se stili...

Zjarr në Këlcyrë, digjen 10 ha kullota dhe 5 ha pyje në lartësitë e Ballabanit

Pas Përmetit edhe në Këlcyrë janë shfaqur vatra zjarri. Sipas burimeve janë djegur 10 hektarë kullota dhe 5 hektarë pyje gur në lartësitë e...

Koha nuk ka lënë “gjurmë” në trupin e saj/ Ja këngëtarja 44-vjeçare me linjat e përsosura  

Me nisjen e sezonit veror, këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka ngritur temperaturat duke publikuar në rrjetet e saj sociale foto, me anë të...

“Dy vëllezërit pajtohen e rrahin drejtorin e Kadastrës”, reagon Lame: Meme më të bukur nuk kisha parë

Drejtori i Kadastrës Artan Lame reagon ndaj lajmit të pavërterë sipas të cilit drejtori i kadastres se Elbasanit është rrahur. Me anë të një postimi...

Zjarri në Përmet, digjen 3 ha kullota dhe 2 ha pyje

Pas situatës kritike me zjarret në Vlorë, një vatër është aktivizuar edhe në Përmet. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe në kullotave në...

Lajme të tjera

Web TV