Beteja e fundit e Sali Berishës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Ermal Mulosmani

Sulmet e njëpasnjëshme, këmbëngulëse, të hapura e pa pikën e etikës diplomatike, përmes ambasadores Yuri Kim, ndaj liderit historik të PD-së, Sali Berisha, tregojnë të paktën një gjë: Amerika këtë radhë do ta çojë deri në fund betejën. Nuk kemi të bëjmë me deklarata me nënkuptime apo fushatë frikësuese për të fashitur ndonjë qëndrim që amerikanëve nuk u pëlqente siç e kishte zakon dikur ambasadori Withers. Ezopi dhe gjuha e tij alegorike i përkasin të shkuarës.

Është interesante sesi Berishën e përndjek e njëjta histori. Edhe në 1996-97-ën e tmerrshme ishte një ambasadore amerikane që vuloste fundin e përkohshëm të tij. Atëherë ambasadorja Mariza Lino ishte kundërshtarja më e fortë e pushtetit berishian, hala në fyt që nuk e la botën të gëlltiste për asnjë çast farsën e zgjedhjeve të Majit 96. Mariza Lino ruante një profil diskret, nuk dilte nëpër media apo lëshonte deklarata shtypi. Mirëpo ajo ishte gruaja e mistershme që prishi amerikanët me Berishën.

Acari që kishte mbërthyer mardhënien e ish- beniaminit të amerikanëve me administratën e tyre nuk u tejkalua kurrë krejtësisht. Pasardhësi i Linos, Joseph Limpreht, vetëm sa e bëri të hapur antipatinë amerikane ndaj Berishës. Kohët më të këqija mes Berishës dhe Ambasadës Amerikane ishin në ato vite.

Çuditërisht, dëmi që i kishte shkaktuar 97-a imazhit të Berishës në sytë e popullit shqiptar u rimëkëmb shumë më shpejt sesa pritej. Mirëpo rikuperimi nuk shkonte njësoj edhe në rrugën e Elbasanit (Ambasadën e ShBA-ve). Ata ishin më të akullt ndaj tij dhe rikuperimi zgjati shumë. Për të mos thënë që nuk ishte kurrë i plotë. Berisha ishte shumë i kujdesshëm herën e dytë por amerikanëve u kishte shteruar dashuria. Berisha tashmë ishte vetëm zgjedhje e shqiptarëve, jo më edhe e tyrja. Ata ishin të detyruar të respektonin institicionet e dala me votën e lirë.

Por, shpejt tensionet e fshehura dolën në sipërfaqe. Ambasdori Withers ishte i pari ambasador amerikan i cili, herë pas here, me një gjuhë ezopiane, të koduar, i binte Qeverisë së Berishës. Arvizu, pasardhësi i tij ishte më i përmbajtur në deklarata por siç duket jo edhe aq në raportimin e tij në Uashington. Vendimi për shpalljen non grata të Berishës do jetë marrë pikërisht nga raportet e këtyre dy ambasadorëve.

Por administrata amerikane nuk ia lejonte vetes një luftë të hapur ndaj një njeriu me pushtet të fortë politik siç ishte Berisha i viteve 2013-2017. Akoma hija e tij në PD ishte më e fortë se figura e Kryetarit të zgjedhur prej tij. Shpallja non grata, duhej të bëhej në një moment kur të gjykohej se roli i tij politik në Parti është dobësuar ndjeshëm. Ky moment, u mendua se ishte tani.

Po pse amerikanët përzgjodhën ish-beniamin e tyre të anti-komunizmit për ta sakrifikuar të parin? Unë mendoj se e bënë për të dhënë shembullin e “ndëshkimit në rast mosbindjeje” për secilin pasues të tij. Ata mund ta linin Berishën të konsumonte i qetë pleqërinë e tij pasi ai nuk ishte një faktor politik i rëndësishëm më. Por jo. Duhej të hapnin luftën dhe ta çonin deri në fund. Nëse sot është Berisha nesër mund të jetë kushdo prej jush.

Lexo edhe :  Të dua parti!

Çfarë duhet të bëjë Berisha në këto momente për të qenë më i mbrojtur?
Në dukje pak gjë.
Nga muri i mbështetësve të tij bie çdo ditë nga një tullë që shërben për ndërtimin e murit të servilëve “proamerikanë.” Ai shihet si e shkuara, shkrimet kundër tij janë në modë tani. Kreshnik Spahiu që para 3-4 vjetëve deklarohej me lot në sy, i mallëngjyer për një takim të munguar prej vitesh me Berishën, lutet sot që Berisha të shkojë në ferr. Lulzim Basha lutet gjithashtu si Kreshniku. Por jo aq haptas. Veç, largimi i Berishës duhet bërë nga amerikanët- sipas ëndrrave të Bashës.

Deklarata e Yuri Kim ishte më shumë tmerruese për Bashën sesa për Berishën. Fundja Berisha e kishte marrë vesh mandatën… Kjo dekalartë ishte mandatë për Bashën…

Berisha e kuptoi në Qershor që mbrojtja e tij ishte vetëm PD-ja kur deklaroi :”Nuk përjashtoj asnjë lëvizje politike pas kësaj ngjarjeje, edhe Kryetarin e PD-së”, duke e vënë në presion Bashën.

U duk që një kompromis për mosndarjen e fatit të Berishës nga ai i PD-së u mbërrit. Berisha u shfaq i qeshur e plot humor në Kuvendin e Korrikut përballë Bashës. Ai e ka të qartë që është shumë i rrezikuar dhe i prekshëm nëse ndahet fati i tij nga shtëpia politike. A mundet ti zëjë besë Bashës?
Ky është bast i fortë, unë nuk do ta vija. Nëse do isha në vend të Berishës, në Qershor do të merrja Partinë. Do i bëja sfidë publike Amerikës. Do i thoja që unë kam pas vetes 300 mijë njerëz. Amerika ka treguar që dorëzohet para përkrahjes popullore. E bëri atë tërheqje në 2005-ën kur e pranoi edhe një herë Berishën që askush nuk e kishte menduar.
Nëse nisemi nga kjo pikëpamje, dëmi për PD-në si imazh do ishte i konsiderueshëm por gjithashtu i rikuperueshëm (e provuar nga 97-2005-a).

Përkundrazi, dëmi që do pësojë nga largimi i Berishës mund të kënaqë liberalët e PD-së të shtypur historikisht nga Berisha (që janë një grup njerëzish me kualitate profesionale dhe politike por pa peshë elektorale) por do zemërojë militantët që shohin shpirtin e PD-së në trupin e Sali Berishës. Dëmi në numra do të ishte më i madh nga ndarja e Partisë me Berishën. Po ta shohim në këtë prizëm, bashkimi i PD-së me Berishën, përkundër çdo propagande servile mund të prodhojë edhe një soliditet të Partisë në prag të shkërmoqjes. Fundja, në çdo referendum anëtarësie ky do ishte vendimi më i votuar, çfarëdo kostoje të ksihte. Dhe Basha këtë e ka të qartë.

P.S. Harrova të shtoj që deri dje kisha mendim krejt tjetër por më kthjelloi libri i Mero Bazes “Beteja me Antiopozitarizmin”. Duke lexuar atë libër më erdhën në mendje situatat e tmerrshme por të tejkaluara të Berishës me Lino -Limpreht dhe tashë vetëm një mbështetje popullore e mbron Berishën. Si herën e parë.


Të fundit

Kurti për reciprocitetin me Serbinë: Do ta vendosim dhe nuk do të dështoj

Kryeministri Albin Kurti, këtë të hënë në fjalën e tij në kuvend ka folur në lidhje me reciprocitetin mes...

“Rreziku, akoma prezent”/ Peleshi bën bilancin e situatës me zjarret: E vetmja vatër serioze Karaburuni

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dalë sot në terren, duke u ndalur në bazën e Pashalimanit, nga ku foli lidhur me situatën e...

Greqia regjistron temperatura rekorde, ja sa gradë celsius shënoi termometri

Temperatura rekord në Greqi, në zonat qendrore termometri shkon në 47 gradë, qeveria në gatishmëri. Udhëzim të posaçëm për ata që punojnë në ambientet...

Lot dhe dhimbje dhe trëndafila të bardhë/ Burri i preu fytin me thikë, Anisa Shehu përcillet për në banesën e fundit (Fotot)

31-vjeçarja Anisa Shehu, viktimë e një sulmi makabër nga bashkëshorti i saj, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Ceremonia mortore është mbajtur këtë...

Ndërron jetë vajza 4-vjeçare e reperit të njohur

Vajza e reperit të famshëm Fetty Wap, Lauren ka ndërruar jetë në moshën 4-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur nëna e saj, Turquoise përmes...

Lajme të tjera

Web TV