Shevchenko jep dorëheqjen, nuk do të jetë më tranjer i kombëtares ukrainase

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrufe në qiell të hapur për futbollin ukrainas! Andri Shevchenko dorëhiqet si trajner i Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga vetë 44-vjeçari nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Sheva i ka dhënë fund kështu aventurës së drejtimit të kombëtares së shtetit të tij, teksa me shumë gjasa do të drejtojë ndonjë klub. Ish-ylli i Milanit ka falënderuar ukrainasit për mbështetjen e tyre. Shevchenko ishte trajner i Ukrainës që nga viti 2016.

“Sot, kontrata ime me Federatën e Futbollit të Ukrainës përfundoi. Kam kaluar pesë vjet me ekipin kombëtar. Ishte punë e vështirë që vërtetoi se ne jemi të aftë të luajmë futboll modern.

 

I jam mirënjohës presidentit dhe komitetit ekzekutiv të UAF për mundësinë për të punuar me ekipin kombëtar të Ukrainës. Unë jam mirënjohës për çdo lojtar, çdo person që ndihmoi dhe u përfshi në ekip.

Shumë faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen dhe kritikat e tyre. Së bashku, ne arritëm të tregojmë se futbolli ynë mund të jetë konkurrues, produktiv dhe emocionues, me besim në Ukrainë.”

 

Të fundit

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundja virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga...

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Lajme të tjera

Web TV