2 mineralet që ndihmojnë trupin të përballojë temperaturat drastike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thuajse çdo gje që ndodh jashtë trupit ndikon menjëherë edhe funksionet brenda të tij. E shembulli më i mirë për këtë është ngritja ose ulja drastike e temperaturave. Siç dihet trupit nuk është në gjendjen e tij optimale kur kalon në ekstremitete të kushteve atmosferike. Vapa e verës në veçanti mund të jetë një problem për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike E njëjta gje ndodh edhe për të gjithë personat e shëndetëshëm, që mund të përjetojnë lodhje dhe drobitje fizike gjatë ditëve me shumë nxehtësi.

Mbajtja e temperaturës së trupit në vlerat e duhura është e rëndësishme për të gjithë shëndetin e tij. Me verën para dhe të nxehtin Afrikan që është vendosur prej kohësh në të gjithë kontinetin, duket se temperaturat e larta do të jenë një kërcenim për shëndetin edhe për disa muaj. Prandaj në këtë artikull AgroWeb.org, ju tregon disa mënyra të thjeshta se si mund t’a mbani temperaturën e brendëshme të trupit në nivelet e saj normale edhe gjatë valës së të nxehtit.

 

Çfarë e ndikon temperaturën e trupit

Një pjesë e trurit e quajtur hypothalamus, është përgjegjëse për rregullimin e temperaturës trupore ideale që shkon mes 36-37 gradë Celsius. Kur temperaturat rriten, trupi automatikisht punon për të balancuar temperaturën e brendëshme të tij. Kështu kryhen shumë proçese të cilat e mbingarkojnë organizmin duke shkaktuar edhe pasoja apo efekte anësore. Lodhja dhe etja janë ndër të parat që vihen re pasi, trupi dehidratohet gjatë proçesit të vetëftohjes me anë të djersitjes. Kur trupi djersin më shumë nga sa duhet jashtë tij dalin shumë minerale të vlefshme për organizmin. Duke shkaktuar dhe probleme të tjera të mënvonëshme për organizmin.

Lexo edhe :  Studimi, uji i ambalazhuar përmban nanoplastikë

 

Mineralet që ju vijnë në ndihmë

Teksa djersisni nga trupi dalin minerale dhe elektrolide të nevojshme për një bashkësi proçesesh që trupit i nevojiten. Duke filluar që nga qarkullimi i mirë i gjakut, rregullimi i pehashit apo funksionimit të mirë të muskujve. Pra, çdo gje që ju ndihmon me energjinë dhe kryerjen e aktiviteve të përditëshme. Ekspertët këshillojnë që gjatë ditëve të të nxehtit të madh të konsumoni shumë magnez. Mgnezi është një mineral që ndihmon më shumë se 300 reaksione biokimike të nevojshme për trupin.

Kaliumi është një tjetër mineral të cilit i duhet t’i drejtoheni për këtë problem. I domosdoshëm për shëndetin e zemrës, ndihmon organizmin të balancojë temperaturën dhe shumë funskione të brendëshme të tij. Nivelet e ulta të magnezit dhe kaliumit japin ndjesinë e lodhjes dhe të drobitjes të trupit, dhe kur ato dalin nga trupi me anë të djersitjes mund të kthehen në një problem akoma më të madh. Kështu për të shmangur simptomat e vapes dhe për të qëndruar gjithnjë aktivë dhe energjikë sigurohuni të merrni magnez dhe kalium gjatë gjithë verës.

 

Ushqimet ku i gjeni

Për ushqime të pasura me magnez zgjidhni gjithnjë perimet jeshile si spinaqi,brokoli, sallatat apo lakrat e ndryshme. Një alternativë e mirë janë edhe frutat si fiqtë, bananet apo arrorët dhe e gjithë familja e bishatjorëve me në krye fasulet e zeza. Kaliumi jo shumë i ndryshëm nga magnezi gjendet me shumicë tek spinaqi, bananet, bishatjorët, patatet apo tek kungulli. Fokusohuni tek një dietë e pasur me perime, arrorë dhe bishtajorë në mënyrë që të arrini të përballoni siç duhet të nxehtin e madh.

 

Të fundit

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se edhe fillimi i muajit të...

Lajme të tjera

Web TV