Ndër më të votuarit, ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ish deputeti i Partisë Demokratike Ahmet Osman Osja.

Pinjolli i një prej familjeve më në zë të qytetin e Shkodrës, dha kontributin e tij në shumë fusha e kryesisht në ato të shkencës ku filloi punën si lektor në Universitet, diplomacisë dhe mësimdhënies.

Osja u angazhua në proceset demokratike që në fillimet e saj dhe përfaqësoi të djathtët në legjislaturën e viteve 92 -96. U bë zëri i fuqishëm të gjithëve atyre që i besuan votën duke e renditur ndër pesë deputetet më të votuar në Parlamentin e atyre viteve. Pati kurajon qytetare që në shumë seanca parlamentare jo vetëm të kërkoj të drejtat e individit por edhe të kërkoj me forcë miratimin e ligjeve per të drejtën e pronësisë, duke nxitur debatin dhe diskutimet e shumta.

Është botues i disa librave me karakter shkencor dhe hulumtues si: -Në të fshehtat e Florës Shqipëtare -Të reja në Floren e Alpeve Ilirike. -100 lule, 100 bimë në Alpet Ilirike. -Themelet e një Medreseje, bashkëautorë me Eljaz Krajen -“Bimët mjaltore të Postribës”

Është themeluesi dhe drejtuesi i parë medresesë “Haxhi Sheh Shamija”, ku vuri theksin për drejtimin në profilin shkencor të kësaj shkolle. Shkodra humbi sot jo vetëm një njeri të dijes por edhe një ndër qytetarët më të denjë të saj.

Njoftimi i degës së PD së Shkodrës

Partia Demokratike dega Shkodër, përcjell me trishtim lajmin e ndarjes nga Jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ahmet Osman Osja .

Ish-deputeti Osja, vijoi traditën e familjes së tij fisnike duke kontribuar gjerësisht për Kombin. Ishte ndër qytetarët e parë që gjetën kurajon për të sjellë ndryshimet demokratike në vend. Me fjalën bindëse të tij dhe me mençurinë e qetësinë karakteristike u ba personi rreth të cilit u mblodhën me mijëra vetë duke qenë kështu një ndër demokratët më të dashtun e më të respektuar.

Lexo edhe :  10 seriale në Netflix, që ia vlen t’i shohësh

Ahmet Osja, përfaqësoi Partinë Demokratike në legjislaturën e vitetve 92’-96, si një ndër deputetët më të votuar në rang Republike. Fjalimet e tij do të mbahen mend për theksin që vendosi në gëzimin e të drejtave të individit e kryesisht në të drejtat pasurore. Ishte deputeti që dëgjoi çdo individ dhe iu gjend pranë çdo kujt, e që me durim e me thjeshtësi u përpoq për realizimin e të drejtave të gjithsecilit.

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së , ishte më i votuari

Kontributet e tij kanë vijuar pandërprerje sikurse do të vijojnë si udhëzime përherë përmes kujtesës dhe botimeve të shumta që na la si trashëgimi e dijes së tij të gjerë dhe hulumtimeve në terren.

Partia Demokratike, pati fatin të ketë si përfaqësues të saj njeriun e ditur, të urtë e diplomat e Ne do ta Vlerësojmë përherë profesor Ahmetin për gjithçka që na ofroi. Në këtë ditë jemi pranë familjes, dashamirësve dhe të njohurive të tij.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV