Të dua parti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

 

Një anëtar i thjesht partie të jesh në vendin tonë, sidomos kur është në pushtet, ke shpresë për një punë apo ndikim, duke tundur kartën e anëtarësisë si “diplomë Harvardi”. Me të çan kudo. E mbante në xhep komunisti atë teserën që kujtdo që ja tregonte me krenari apo kërcënim ia çonte djersën edhe në mes të dimrit. E kishin frikën e atij që e tundte si hajmali, qoftë edhe në një fshat të thellë ku toka e pakët lërohej nga parmenda e drunjtë. Nëse shkoje më lart në institucione, anëtari partisë gëzonte privilegje, mundësi dhe fjala i bëhej fakt kudo që shkilte. Asgjë nuk ndryshoi edhe tashmë që janë mbushur 30 vjet nga e ashtëquaajtura demokraci që e rrisim si produkt hibrit gjenetikisht të modifikuar dhe jo natyrale. Të parët për tu gatitur në punëra, në pozicione të ndryshme ku paraja e hedh ujin përpjetë është anëtari i partisë, kotributori në zgjedhje dhe drejtuesit e saj. Pushtetin ta jep bindja, ndërsa privilegjin pa meritë partia, që si nocion i madh është kthyer në lakminë edhe e të rinjve që për t’i rënë shkurt, nuk “trashin kokën” mbi libra, por kohën e shpenzojnë duke dhënë kotribut në parti. Dhe një ditë shpërblehen. I gjejnë punë në administratën e tejfryrë, por edhe kur nuk ja sigurojnë një të tillë, tesera vlen edhe për të kryer një punë që nuk ta mbaron ai burokrati i vockël që rri ngjeshur pas një karrigeje të siguruar nga “merita teserë”. Kur anëtari ka shpresë për të marrë një pagë apo bërë para nga posti, po ai drejtuesi i lartë? Ai që është në kryesi, në Këshillin Kombëtar, në seksion apo grupseksion i ka rrugët e shtruara, kur është në pushtet sigurisht, por edhe kur nuk e gëzojnë atë e mban veten me gajret se një ditë do i vijë radha e do i lehë qeni shtrirë… Për parti flitet në çdo qoshëze, kafene, rrugë, e kudo tjetër, mjafton që të jenë dy apo më shumë njerëz. Për parti diskutohet zjarrshëm edhe në krevetin bashkëshortor që tundet nga bisedat pro dhe kundër, sidomos kur çifti ka bindje të ndryshme. Në fund të gjithë duket sikur e shajnë, por të gjithë e dashurojnë deri në marrëzi, ku para zgjedhjeve apo ditën e saj, disa syresh për fatin e keq janë gati të japin edhe jetën. Po sikur të gjithë, i madh e i vogël të anëtarësohet në një forcë politike? Të dua parti, më shumë se dijen!

Të fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor,...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

Lajme të tjera

Web TV