Arrestohen 9 drejtues mjetesh, pezullohen 79 patenta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 9 shoferë, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu janë pezulluar 79 drejtimi, prej të cilëve 53 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit. Policia Rrugore njofton se janë gjobitur 1905 shoferë për shkelje që mund të shkaktonin pasoja për jetën. Gjithashtu 4 drejtues mjeti janë arrestuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në pranga kanë rënë 20-vjeçari B.K., 49 vjeçari S. Ll., 49 vjeç, 46 vjeçari A. R., dhe 20 vjeçari A. Sh,, pasi gjatë kontrolleve parandaluese të kryera nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, iu kanë ofruar para punonjësve të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera. Gjithashtu, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale dhe verifikimet e kryera nga ana e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë 50.000 dhe 1000.000 lekë të rinj, dy drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, konkretisht: Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, M. C., nga Durrësi, filmonte veten duke kryer manovra të rrezikshme pranë kryqëzimeve dhe duke kaluar shpejtësinë gati dyfish mbi normën e lejuar në qendrat e banuara. Ai është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Durrësit me masë administrative 50.000 lekë të rinj. Ndërsa në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, drejtuesi i një autobusi të linjës Prishtinë-Tiranë është futur në parakalim të gabuar, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve të autobusit dhe të përdoruesve të tjetër të rrugës. Bazuar në pamjet filmike, autobusi është ndaluar mëngjesin e sotëm nga Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë. Në momentin e ndalimit është konstatuar se drejtuesi i autobusit, H. B. nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe drejtonte autobusin pa lejen përkatëse të drejtimit. Ndërkohë nga verifikimi i tahografit rezultoi se ai kishte drejtuar mjetin me shpejtësi mbi normën e lejuar. Shoferi i autobusit është ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë të rinj.

Lexo edhe :  Lushnje, sherr mes grave, 49 vjeçarja godet me thikë 52 vjeçaren

 

Të fundit

Tridhjetë vjet nga Masakra e Peshkëpisë në Gjirokastër

“Pas vdekjes së Skëndrebeut Himara, atëherë Himara përfshinte gjithë Labërinë, që nga Rradhima, Lekli, Nivica e Bubari”. ...... “Himara...

Tmerri i një lufte tek “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”

Nga Leonard Veizi Mizoritë e një lufte nuk mund të përshkruheshin më mirë se nga dora e një mendje brilante që ishte instaluar brenda qenies...

Euro bie në rekord historik/ Kursi i këmbimit, 16 prill 2024

Sot, më 16 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.4 lekë dhe shitet 95.4 lekë. Euro sot blihet me 100.3 lekë, ndërsa...

16 prill 1521/ Martin Luter nuk pendohet, mban fjalim në kuvendin e Vormit

Më 16 prill të vitit 1521, Martin Luter arrin në kuvendin e Vormit, ku klerikët shpresonin që ai të pendohej për mosbindjen ndaj kishës....

Një vaksinë orale mbron nga infeksionet e përsëritura të urinës për vite me radhë

Një spray që duhet aplikuar nën gjuhë redukton shfaqjen e infeksioneve urinare dhe mund të zvogëlojë përdorimin e antibiotikëve, të cilët nuk janë gjithmonë...

Lajme të tjera

Web TV