Dolën për të shijuar pamjen/ Makina përfundon në humnerë, kishte një person brenda (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orët e fundit po bën xhiron e rrjetit një video, ku shihet një makinë teksa bie në humnerë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Duku të Xinjiang, ndërsa 1 pasagjer nuk arriti të dilte në kohë duke pësuar lëndime të rënda.

Dëshira për të shijuar pamjen piktoreske për familjen u shndërrua në katastrofë. Burri që ishte në timon zbriti nga automjeti i pari, më pas kur pa automjetin që papritmas filloi të rrëshkasë, u shokua dhe thirri personat e tjerë për të dalë.

Një djalë i ri duket teksa hap derën në sediljen e pasme dhe del jashtë, i ndjekur me shpejtësi nga një grua. Por, në mënyrë dramatike, një grua tjetër në sediljen e përparme nuk arriti që të dilte jashtë në kohë dhe makina ra në humnerë. Sipas mediave të huaja, pasagjerja e bllokuar brenda makinës i mbijetoi rënies, por pësoi dëmtime të rënda.

Të fundit

Nisin fluturimet direkte nga Tirana në Kopenhagë

Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parë direkt është pritur...

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin...

Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji....

Vrasja e Osman Berberit, cili është roli i shokut të tij, Besnik Ndou?

Emisioni Në Shënjestër në News24, i gazetares Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur nw shkurt tw vitit 2009, kur...

Vrasja e “Pushit”, pse dyshonte nëna e viktimës te dy shokët e tij. Dëshmitë

Emisioni Në Shënjestër në News24, i gazetares Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkurt të vitit 2009, kur...

Lajme të tjera

Web TV