Kualifikohet Brazili dhe Spanja, do të ndeshen në finalen e madhe të Lojërave Olimpike më 7 gusht

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Brazil-Spanjë është finalja e luksit në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Parashikohej një finale e tillë, por rrugëtimi i dy pretendentëve ishte shumë i vuajtur, duke kaluar me shtesa.

Si Brazili, ashtu edhe Spanja, nuk arritën të fitojnë brenda 90 minutave. Në gjysmëfinale Brazili nuk shkoi më shumë se 0-0 ndaj Meksikës për 120 minuta lojë, edhe pse rastet nuk munguan. Për pasojë, ishin penalltitë ato që përcaktuan finalistin e parë.

Gabimet e Aguirre dhe Vasquez ishin fatale për Meksikën, ndërsa pesë herë kampionët e botës nuk gabuan asnjë nga 4 11-metërsha. Seleçao e fitoi 4-1 lotarinë nga pika e bardhë siguroi finalen e tretë radhazi.

Edhe Spanja brenda 90 minuta ndaj Japonisë vendase u nda në barazim 0-0. Por iberikët, ndryshe nga brazilianët, e zgjidhën në minutën e 115-të. Marco Asensio shënoi golin e fitores, duke i dhënë fund vuajtjes së spanjollëve.

Në Yokohama, më 7 gusht do të jetë finalja e madhe Brazil-Spanjë. Ndërsa Japonia vendase do të luajë kundër Meksikës për medaljen e bronzit me 6 gusht në Saitama.


Të fundit

Kualifikohet Brazili dhe Spanja, do të ndeshen në finalen e madhe të Lojërave Olimpike më 7 gusht

Brazil-Spanjë është finalja e luksit në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Parashikohej një finale e tillë, por rrugëtimi i dy...

S’ka qetësi për Greqinë! Tërmet i fuqishëm godet ishullin grek

Një tërmet me magnitutë 4,9 i shkallës Rihter është regjistruar ditën e sotme në ishullin Tilo të Greqisë. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, thellësia fokale...

Abazoviç modest, Rama e merr me zor për të prerë shiritin e inaugurimit të pikës së re kufitare (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Grabom të Malësisë së Madhe, pasi është hapur pika e përbashkët kufitare, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes...

Hapet pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi/ Rama: Qëllimi ynë që njerëzit të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE

Është hapur sot në Grabom të Malësisë së Madhe një pikë e përbashkët kufitare me Malin e Zi, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes...

Zjarret nuk kursejnë as pikën e skrapit në Tiranë/ Shtëllungë tymi në qiellin e kryeqytetit!

Një pikë skrapi është përfshirë nga zjarri në zonën e Babrroit pasditen e sotme. Flakët kanë rënë rreth orës 14:30 në pikën e skrapit në...

Lajme të tjera

Web TV