Situata e zjarreve në Shqipëri/ Ambasada e SHBA: Lutjet tona shkojnë për të prekurit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e rëndë të shkaktuar nga zjarret në vendin tonë.

Së fundmi është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarrit në Gjirokastër, ndërsa ambasada e SHBA shkruan në reagimin e tyre në Facebook se qëndron krah Shqipërisë në këtë situatë.

Ambasada amerikane ka publikuar edhe një video ku shihet një helikopter i FA teksa merr ujë për të shuar flakët.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit. Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin. #KrahPerKrah


Të fundit

Situata e zjarreve në Shqipëri/ Ambasada e SHBA: Lutjet tona shkojnë për të prekurit

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e rëndë të shkaktuar nga zjarret në...

Shqiptari kapet me “shtëpi bari” në Spanjë, 820 bimët e kanabisit kundërmuan lagjen me erë

Policia spanjolle ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, pasi është kapur me “shtëpi bari”. Mediat shkruajnë se shqiptari po kujdesej për 820 bimë narkotike të cilat...

Droga në Port/ Automjeti me 14.3 kg kokainë u kap në Muriqan, u dërgua në Durrës për kontroll më të specializuar, në pranga shoferi

Policia zbardh detaje të plota nga kokaina e cila në fillim u raportua se u kap në Portin e Durrësit. Në fakt automjeti me 14.3...

“Situata është shumë e vështirë”, Peleshi mbërrin në Gjirokastër: Mos bëni rezistencë, largohuni nga banesat

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka mbërritur në fshatin Asim Zenel i cili është përfshirë nga flakët. Peleshi u shpreh se situata është shumë e...

Policia jep detaje për viktimën në Gjirokastër: Ka humbur jetën nga flakët një 64-vjeçar, bashkëshortja e tij në spital

Policia e Gjirokastrës reagon për viktimën e shënuar pak më parë nga zjarri në fshatin “Asim Zeneli” të këtij qyteti. Policia njofton se ka mbetur...

Lajme të tjera

Web TV