A do të mbyllen shkollat nga ‘Delta’? Ministrja Kushi zbulon çfarë do të ndodhë më 1 shtator

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ndonëse rastet e reja me koronavirus po shënojnë një rritje të ndjeshme, për shkak edhe të mbërritjes së variantit Delta, duket se shkollat nuk do të mbyllen, për të vijuar mësimin online.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, shkruan në “Facebook” se ka nisur puna për rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit.

“Mirënjohje 🙏 për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues.👍”, shkruan ministrja Kushi.


Të fundit

A do të mbyllen shkollat nga ‘Delta’? Ministrja Kushi zbulon çfarë do të ndodhë më 1 shtator

Ndonëse rastet e reja me koronavirus po shënojnë një rritje të ndjeshme, për shkak edhe të mbërritjes së variantit...

KLSH nis kontrollin në institucionet e emergjencave, do verifikohen tenderat për blerjen e pajisjeve

Ka nisur zyrtarisht hetimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për procesin e emergjencave civile në vend. Kjo...

Nga Karaburuni në Shkodër, Rama bën bilancin e 24 orëve të fundit: Aktualisht ka 13 vatra zjarri në gjithë vendin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një bilanc të zjarreve teksa thotë se ka 13 vatra në gjithë vendin. STATUSI NGA EDI RAMA 🔴 Aktualisht...

E rëndë në Çeki/ Përplasen trenat, tre viktima dhe dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar pranë kufirit Çeki-Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Një tren...

Helikopterët nga Çekia e Holanda, Xhaçka: Falenderojmë miqtë tanë europianë, vetëm të bashkuar mund të triumfojmë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka falenderuar Çekinë dhe Holandën për dy helikopterët e dhuruar për të luftuar zjarret në Shqipëri. Xhaçka thotë se miqtë...

Lajme të tjera

Web TV