Anne Frank, ditari që u kthye në simbolin e fuqisë së shpirtit njerëzor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditari i Ana Frankut u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët. Aty gjendet edhe ditari që shkroi Ana, i cili ka vlerën e një dokumenti unik njerëzor…

 

…Më 4 gusht të vitit 1944, kallzimi nga një informator holandez çon Gestapon në një depo të Amsterdamit, ku ata gjejnë dhe arrestojnë Anne Frank, familjen e saj, dhe katër persona të tjerë. Frank ishte 15 vjeç – ajo kishte dy vjet që mbante një ditar personal ku hidhte ndjenjat, mendimet dhe frikën gjatë periudhës së fshehur nga nazistët. Anne Frank vdiq në një kamp përqendrimi. Ditari i saj u bë simbol i fuqisë së shpirtit njerëzor.

 

Jeta

Anneliese Marie Frank u lindi më 12 qershor 1929 në Frankfurt am Main; vdiq në fillim të muajit mars të vitit 1945 në KZ Bergen-Belsen. Ishte një femër gjermane-hebreje, që ishte fshehur me familjen e saj në Amsterdam, në kohën nacionaliste, por që nuk arriti t’i shpëtonte vdekjes (qe vrarë) para mbarimit të luftës. Anne Frank u bë e njohur me ditarin e mbajtur gjatë periudhës së fshehjes. Së shpejti pas ardhjes së Adlof Hitlerit në fuqi, babai i saj vendosi të shpërngulet në Holandë kur ajo ishte vetem 4 vjeçe.

 

Lufta

Në vitin 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore dhe në vitin 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe së shpejti filluan të aplikojnë ligje anti-hebrenje. Babai i saj i frikësuar për familjen e tij, bisedoi me disa persona te cilët bashkëpunonin me të në biznesin qe ai kishte,(drejtor i dirmes “travis AD” dhe partner ne firmen “Kolen dhe KO”) që ta vazhdojnë biznesin në një vend sekret deri sa të përfundonte lufta. Ata shpresonin se lufta do të përfundonte së shpejti, por nuk ndodhi ashtu. Atyre iu desh të qëndrojnë 2 vite me radhë në vendin ku fshiheshin.

 

Ditari

Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej Ana fitoi një ditar për ditëlindje. Ajo e quajti ditarin e saj “Kiti” dhe shkruante në të gjithçka çka i ndodhte asaj dhe familjes së saj. Edhe pse Ana ishte një vajzë e re, ajo dinte të shkruante bukur dhe kishte një dëshirë të madhe që të bëhej shkrimtare, mësonte në shkollën holandeze kur fashistët gjerman e okupuan Holandën dhe me urdhër i kufizuan te drejtat e hebrenjve, keshtu qe bashkë me Margen kaluan në shkollë për hebrenjte. Ana tregonte çdo gjë per ato dy vite të fshehura në errësirë dhe plot frikë.

Lexo edhe :  Histori/ Masakra e Fosse Ardeatine, hakmarrja e nazistëve ndaj italianëve

 

Ndjenjat

Edhe pse askush nuk e di saktësisht se ç’ka ndodhi, pas dy vjet e gjysmë te fshehur dikush u tregoi nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët erdhën në vendin ku gjendeshin Frankët i morën ata dhe i dërguan në një kamp përqendrimi. Anna filloi ta dashuronte nje djalosh me emrin Peter, ata filluan ta donin njeri tjetrin por pas disa koheve dikush nga shokët e Peterit i foli keq Peterit për Annen dhe që nga ajo ditë ata nuk u takuan më.

 

Vdekjet

Anna para se te vdiste u hidherua me maman e saj por pas disa koheve ajo perseri e deshti maman e saj. Miep Gies mikeshë e familjes Frank e gjeti ditarin e Anës bashke me nje novelë të cilen e filloi ta shkruante dhe i fshehu në një vend të sigurt pasi që shpresonte se Ana do të kthehej pas përfundimit të luftës mund ta merrte përsëri ditarin e saj. Por kjo gjë nuk ndodhi. Pasi nga familja Frank mbijetoi vetëm babai i Anës, Otto Frank. Gruaja e tij u vra në Auschwitz. Ana dhe motra e saj me e vjetër vdiqën nga nje semundjë e pashërueshme në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen vetëm disa ditë përpara se të lirohej kampi. Si fillim vdiq Margoja (motra e Anës), me pas Anna.

 

Botimi

Otto Frank (babai i Anës) me sugjerimin e disa miqve të tij lejoi që ditari i vajzës së tij të botohej. Kështu që ditari i Ana Frank u bë një ndër librat më të lexuar në botë. U përkthye dhe u botua në 70 gjuhë të botës. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam sot është e hapur për vizitorët, e mban emrin “shtepia e Ana Frankut”, ku tubohet rinia ne emer te paqes ne bote.

 

Arrestimi

Anna u arrestua me 4 gusht të vitit 1944 nga Polica Gjermane sepse u zublua nga Polica Sekrete Gjermane (Gestapo) se ajo ishte me origjin çifute dhe polica e dërgoi menjëherë në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen i cili ndodhej në veri të Gjermanisë ku ajo thuri ditarin e saj i cili përshkruante vuajtet e njerzeve në atë kamp dhe familjes së saj.

 

Epilogu

Për Ana Frankun nuk dihet një datë e saktë se kur ka vdekur por supozohet se vdiq në fillim të marsit të viti 1945 pas një epidemi e rëndë që kishte rëne në kamp më von me 15 prill të vitit 1945 në një varr masiv në veri të Gjërmanisë u gjetë trupi saj dhe familjarëve të saj dhe ditari dhe disa dokumete të rendsishme përfshirë ditarin personal të saj u gjetën në Arkivat e Kampit.

Të fundit

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Lajme të tjera

Web TV