E rëndë në Çeki/ Përplasen trenat, tre viktima dhe dhjetëra të plagosur

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë është shënuar pranë kufirit Çeki-Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Një tren që vinte nga Mynihu drejt Pragës nuk respektoi sinjalin për të ndaluar dhe si pasojë goditi një tren udhëtarësh.

Ende nuk bëhet e ditur nëse ky veprim fatal ishte për shkak të një gabimi nga ana e shoferit apo nga një defekt teknik. Mediat lokale raportojnë se të dy shoferët humbën jetë, si dhe një grua pasagjere.

Përplasja u shënua pranë fshatit Milavce në jug-perëndim të kryeqytetit çek. Dhjetëra punonjës të urgjencës janë në vendngjarje, të ndihmuar nga helikopterët. Shërbimet e shpëtimit kanë transportuar të plagosurit më rëndë në spital.

Ndërkaq, Inspektorati hekurudhor i Republikës Çeke ka nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë.


Të fundit

E rëndë në Çeki/ Përplasen trenat, tre viktima dhe dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar pranë kufirit Çeki-Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe janë...

Helikopterët nga Çekia e Holanda, Xhaçka: Falenderojmë miqtë tanë europianë, vetëm të bashkuar mund të triumfojmë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka falenderuar Çekinë dhe Holandën për dy helikopterët e dhuruar për të luftuar zjarret në Shqipëri. Xhaçka thotë se miqtë...

Zjarr në një banesë në Astir, zjarrfikësit mbërrijnë menjëherë dhe izolojnë flakët

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në zonën e Astirit, në Tiranë. Policia njofton se zjarri ka përfshirë një banesë në rrugën “Loni Ligori”, ndërsa...

Këngëtari serb që ka frymëzuar masakrat ndaj Kosovës do jetë i ftuar në Korçë, Besa Kokëdhima: Bojkotojeni!

Festa e Birrës që organizohet në Korçë do të rikthehet edhe këtë vit nga data 18-22 gusht. Mes pjesëmarrësve bie në sy se do të...

Mediat greke ‘fajësojnë’ Shqipërinë: Zjarri i tyre ka kaluar në territorin tonë

Prej disa ditësh vendi ynë dhe shtete të tjera pranë Mesdheut janë përfshirë nga temperatura ekstremisht të larta që kanë sjellë edhe zjarre. Mediat greke kanë...

Lajme të tjera

Web TV