Greqi, mijëra qytetarë braktisin shtëpitë në Athinë pas zjarrit! Kryeqyteti i mbuluar nga tymi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Qindra qytetarë grekë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, pasi një zjarr i fuqishëm shpërtheu ditën e djeshme në periferi të kryeqytetit. Zjarri erdhi ndërsa Greqia përjeton atë që është quajtur vala më e keqe e nxehtësisë për më shumë se tre dekada.

Shërbimet e urgjencës u përballën me një garë me kohën për të shuar zjarrin në Athinë pasi flakët përfshinë zonat e banuara në periferi të qytetit.

Zjarri, me të cilin zjarrfikësit luftuan gjatë gjithë natës, ka dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe ka djegur më shumë se 80 makina, tha zëvendës ministri i mbrojtjes së qytetarëve Nikos Hardalias.

Ditën e sotme Athina  u zgjua e mbuluar në tym dhe banorët që shfaqën probleme të shumta në frymëmarrje, u këshilluan të qëndrojnë brenda.

Temperaturat ekstreme kanë krijuar kushte shumë të favorshme për përhapjen e zjarreve, ku me qindra vatra janë ndezur në të gjithë vendin.

Një zjarr i madh kas shpërthyer po ashtu edhe në ishullin Evia, rreth 70 km (44 milje) nga Athina, ku autoritetet u detyruan të evakuonin shumë fshatra që nga e marta. Zjarre po ashtu kishte edhe në rajonet e Mesinisë dhe Manit në Peloponez.

Greqia nuk është vendi i vetëm në rajon që është goditur nga zjarret vdekjeprurëse.

Italia, Turqia dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut gjithashtu janë prekur nga një sërë zjarresh.

Disa vende të BE -së, përfshirë Qipron, Republikën Çeke, Francën, Slloveninë dhe Holandën, kanë dërguar burime zjarrfikëse në Greqi, Itali, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në luftimin e zjarreve të pyjeve.


Të fundit

Greqi, mijëra qytetarë braktisin shtëpitë në Athinë pas zjarrit! Kryeqyteti i mbuluar nga tymi

Qindra qytetarë grekë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, pasi një zjarr i fuqishëm shpërtheu ditën e...

Chelsea ofertë të çmendur për Lukakun, lëkundet belgu dhe Interi

E ardhmja e Romelu Lukakut tek Interi mbetet në dyshim. Chelsea, pasi e kuptoi që e kishte të pamundur të blinte Haalandin nga Borussia...

Mural Fest Tirana rikthehet sërish këtë vit, Veliaj: Artistë nga e gjithë bota vijnë për t’iu dhuruar piktura pranë lagjes tuaj

Nga 24 gushti, artistë nga e gjithë bota do të udhëtojnë drejt Tiranës për artin e magjishëm të ngjyrave murale. Lajmin e ka bërë...

Agjencia jep alarmin: Zjarret po kërcënojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, zonat janë të paaksesueshme nga mjetet zjarrëfikëse

Prej disa ditësh zjarret kanë pushtuar Shqipërinë, e zonat më problematike po shfaqen në jug të vendit, kryesisht në Gjirokastër dhe Vlorë. Pavarësisht se ministria...

Eriksen kthehet te Interi: Është shumë mirë dhe në gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore

Këtë mëngjes Christian Eriksen bëri një vizitë në Qendrën e Trajnimit Suning në Appiano Gentile. Danezi që pësoi një atak kardiak në Euro2020 me...

Lajme të tjera

Web TV