Ka nisur zyrtarisht hetimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për procesin e emergjencave civile në vend.
Kjo lëvizje e befasishme vjen si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë “pushtuar” vendin dhe akuzave të opozitës për mos-menaxhimin e duhur të situatës, për shkak të mungesës së pajisjeve përkatëse.
KLSH ka zbarkuar dhe ka nisur mbledhjen e dokumentacioneve në drejtorinë e përgjithshme të emergjencave civile, në Ministrinë e Brendshme, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në ato instanca të pushtetit vendor. Sipas burimeve, me urdhër të kryetarit të KLSH, Arben Shehu, do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e paisjeve të emergjencave.
Pas rikthimit një ditë më parë nga pushimet të kreut të Emergjencave Civile Haki Çako, ka nisur kontrolli.