Mural Fest Tirana rikthehet sërish këtë vit, Veliaj: Artistë nga e gjithë bota vijnë për t’iu dhuruar piktura pranë lagjes tuaj

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga 24 gushti, artistë nga e gjithë bota do të udhëtojnë drejt Tiranës për artin e magjishëm të ngjyrave murale. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Mural Fest Tirana vjen edhe këtë vit! Nga 24 gushti, artistë nga e gjithë bota udhëtojnë drejt Tiranës për artin e magjishëm të ngjyrave murale”, shkruan Veliaj.

Pjesë e Mural Fest priten të jenë artistë urbanë me famë ndërkombëtare nga Gjermania, Italia, Spanja, Greqia, Indonezia, etj. Ky event i kthyer tashmë në një traditë të bukur për kryeqytetin, është një festival ngjyrash, ku vepra shkrihet me fasadën përkatëse në varësi të hapësirës urbane që do të zërë.

Festivali synon t’i japë një imazh të ri hapësirave të qytetit duke sjellë një energji shumë të bukur e duke lënë një muze të hapur në natyrë. Jeta e përditshme, rruga dhe historitë e saj janë të ndërthurura, duke u rritur në mure dhe reinventuar në një përzierje të gjuhëve në një mënyrë për të krijuar identitetin dhe ridizajnimin e hapësirës urbane, duke synuar ndërtimin e një historie të re.


Të fundit

Mural Fest Tirana rikthehet sërish këtë vit, Veliaj: Artistë nga e gjithë bota vijnë për t’iu dhuruar piktura pranë lagjes tuaj

Nga 24 gushti, artistë nga e gjithë bota do të udhëtojnë drejt Tiranës për artin e magjishëm të ngjyrave...

Agjencia jep alarmin: Zjarret po kërcënojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, zonat janë të paaksesueshme nga mjetet zjarrëfikëse

Prej disa ditësh zjarret kanë pushtuar Shqipërinë, e zonat më problematike po shfaqen në jug të vendit, kryesisht në Gjirokastër dhe Vlorë. Pavarësisht se ministria...

Eriksen kthehet te Interi: Është shumë mirë dhe në gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore

Këtë mëngjes Christian Eriksen bëri një vizitë në Qendrën e Trajnimit Suning në Appiano Gentile. Danezi që pësoi një atak kardiak në Euro2020 me...

Rritje alarmante e infektimeve me Covid-19 në Kosovë, 221 raste në 24 orët e fundit

Kosova është në alarm pasi janë regjistruar 221 të infektuar nga COVID-19 në vetëm 24 orët e fundit. Kjo shifër është dyfish më e lartë...

Çako në Gjirokastër: Të evakuuarit janë rikthyer në banesa, kryebashkiaku Golemi: Dëmet të mëdha, 700 ha të djegur! 2 të dyshuar për zjarrvënie

Nga Gjirokastra atje ku u shënua dhe viktima e parë nga zjarret, Kreu u Emergjencave Civile Haki Çako tha se banorët e 3 fshatrave...

Lajme të tjera

Web TV