U kapën me doza kanabisi dhe kokainë/ Tre persona bien në pranga, policia zbardh detaje

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Tre persona kanë përfunduar sot në prangat e policisë së Fierit, dy prej të cilëve janë arrestuar për posedim të lëndëve narkotike kanabis sativa dhe kokainë.

S. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. T., 29 vjeç, banues në Darzezë, Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu janë gjetur me vete nga një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë“, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI 

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë, i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg.

Gjithashtu arrestohen 2 shtetas pasi posedonin lëndë narkotike në doza cannabis sativa dhe kokainë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Fier, për kapjen e personave që dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike në doza të vogla dhe atyre të shpallur në kërkim.

Si rezultat, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Nikolin Nezha, 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendimin e datës 23.05.2017 e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. T., 29 vjeç, banues në Darzezë, Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu janë gjetur me vete nga një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë.

Lexo edhe :  "Dy vëllezërit pajtohen e rrahin drejtorin e Kadastrës", reagon Lame: Meme më të bukur nuk kisha parë

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Të fundit

U kapën me doza kanabisi dhe kokainë/ Tre persona bien në pranga, policia zbardh detaje

Tre persona kanë përfunduar sot në prangat e policisë së Fierit, dy prej të cilëve janë arrestuar për posedim...

Dua Lipa e djeg me valle shqiptare në Sarandë (Video)

Edhe pse është rritur larg atdheut, Dua Lipa duket tepër e lidhur me traditat shqiptare. Këngëtarja ka mbajtur të përditësuar ndjekësit e saj me...

Ava Max rrëfen historinë e vështirë: Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria me vetëm një valixhe në dorë

Artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës së famshme amerikane “Uproxx”. Teksa është shfaqur mjaft atraktive në...

Ministria e Mbrojtjes: Është bërë e mundur shuarja e zjarreve në Gjirokastër, vijon puna për kontrollin e vatrave të tjera

Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për mediat ka bërë me dije se vijon puna për shuarjen e flakëve të zjarrit në disa zona...

KPA shkarkon prokurorin Besim Hajdarmataj

Dalja përfundimtare nga sistemi i drejtësisë. Ky është fundi i karrierës së prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj.  KPA vendosi sot pranimin e kërkesës së...

Lajme të tjera

Web TV