Zjarri në Atikë shkrumboi 80 shtëpi, ja çfarë zbuluan autoritetet (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Zjarri i rënë në Varibobi, pranë Athinës ka shkaktuar dëme të mëdha materiale duke djegur deri më tani 80 shtëpi.

Ky zjarr përbën vatrën me të madhe aktualisht në Greqi duke u kthyer në problemin kryesor të autoriteteve, të cilat së fundmi kanë bërë edhe një zbulim që lidhet me mënyrën se si po digjen hapësira të mëdha me pyje në zonë.

Sipas Observatorit të Athinës, zjarri ka krijuar mikroklimën e vet në vatër duke bërë që të mos ketë nevojë për erëra të forta për tu zgjeruar.

Sipas ekspertëve, kjo është një ngjarje e rrallë ku një vatër zjarri  “vetëmjaftohet” me rrymat ajrore që krijohen brenda saj për tu fuqizuar.

Nga matjet e bëra rezulton që ndërkohë që në zonë era kishte një shpejtësi prej rreth 6 km/h ajo rritej ndjeshëm pranë vatrës së zjarrit duke shkuar deri në 20 km/h, gjë e cila sipas ekspertëve po bën që vatra të zgjerohet edhe pse nuk ka erëra të forta në zonë.


Të fundit

Zjarri në Atikë shkrumboi 80 shtëpi, ja çfarë zbuluan autoritetet (Video)

Zjarri i rënë në Varibobi, pranë Athinës ka shkaktuar dëme të mëdha materiale duke djegur deri më tani 80...

I biri i telefononte vazhdimisht, por prindërit nuk i përgjigjeshin/ Vdekja e 64-vjeçarit nga zjarret në Gjirokastër, dalin detaje të reja

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur dje në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër ku mbeti i vdekur si pasojë e zjarrit...

U kapën me doza kanabisi dhe kokainë/ Tre persona bien në pranga, policia zbardh detaje

Tre persona kanë përfunduar sot në prangat e policisë së Fierit, dy prej të cilëve janë arrestuar për posedim të lëndëve narkotike kanabis sativa...

Dua Lipa e djeg me valle shqiptare në Sarandë (Video)

Edhe pse është rritur larg atdheut, Dua Lipa duket tepër e lidhur me traditat shqiptare. Këngëtarja ka mbajtur të përditësuar ndjekësit e saj me...

Ava Max rrëfen historinë e vështirë: Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria me vetëm një valixhe në dorë

Artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës së famshme amerikane “Uproxx”. Teksa është shfaqur mjaft atraktive në...

Lajme të tjera

Web TV