Detaje nga aksidenti ku humbi jetën i mituri/ Nëna evitoi përplasjen me këmbësoren

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Detaje tragjike zbardhen nga aksidenti që i mori jetën një djali vetëm 3 vjeç në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës.

Sipas burimeve drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Oltja Maloku, e cila drejtonte mjetin tip “Ford”, kishte shkuar me djalin e saj në farmaci, kur një grua thuhet se i ka prerë rrugën makinës. Kjo ka bërë që shoferja, në tentative për të evituar përplasjen, ka devijuar drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasoje është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe me pas ka dalë nga rruga duke perfunduar ne nje arë.

Për pasojë fëmija i saj ka marrë plagë të renda. Megjithëse është dërguar me urgjencë në spital nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet se 38-vjeçarja kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjake, 6-muajshe. Ndërkohë bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore. Aktualisht 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.


Të fundit

Zjarret i afrohen Olimpias së Lashtë, evakuohen banorët (Video)

Zjarret e egra po kërcënojnë Olimpian e lashtë të Greqisë, vendlindjen e Lojërave Olimpike. Foto të ndryshme po qarkullojnë në...

Maqedonia e Veriut përfshihet nga flakët, qeveria shpall gjendjen e Jashtëzakonshme

Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarret, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije këtë të enjte se ka gati vendimin...

29-vjeçari në Tiranë tenton të vetëdigjet me benzinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një i riu ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00,...

Aurela Hoxha pozon me bikini, ja si duket modelja pas lindjes

Aurela Hoxha prej disa kohësh është zhvendosur në Spanjë, ku është duke shijuar jetën e saj të re. Modelja seksi është shumë aktive në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV