Bashkëqeverisje Rama-Basha? Berisha: Do të ishte drama më e madhe për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-lideri i PD-së Sali Berisha ka kundërshtuar çdo ide të mundëshme të bashkëqeverisjes “pozitë-opozitë”. Sipas tij, nëse kjo do të ndodhte do ishte dramë e madhe për vendin dhe funksionimin e demokracisë.

 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, për një bashkëqeverisje të mundshme mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në shtator, duke thënë se kjo do të ishte drama më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai u shpreh kategorikisht kundër një bashkëpunimi të tillë, duke thënë se opozita është shpresë për përmbysjen e narkoshtetit dhe nuk mund të shndërrohet në levë të narkoshtetit. “Kategorikisht kundër. Do të ishte drama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve që opozita, e cila është shpresë për përmbysjen e narkoshtetit, të shndërrohet në levë të narkoshtetit. Jam i bindur se janë shumë të paktë, ose ndoshta askush nga demokratë, që e duan, por bashkëpunimin që iu referua zonja Kim mund të jetë, por edhe jo, për bashkëqeverisje”, tha Berisha. në këtë mënyrë duket se edhe zërat për një “bashkëqeverisje” po shuhen gjithnjë e më shumë. Edhe vetë Basha në qëndrimet e mëparshme e ka përjashtuar një mundësi të tillë, por në momentin që kjo artikulohet edhe nga Berisha duket se do të jetë vendimi përfundimtar. Në një editorial të dy ditëve më parë, ambasadorja Kim shprehej se i takonte Ramës dhe Bashës që të bajnë kompromis për të ardhmen e vendit”. Kjo frazë e saj u lexua edhe si një diktat i mundshëm për të ulur pozitën dhe opozitën në bisedime, deri në aludimin e një “bashkëqevferisje”.

 

Kostoja Berishë në PD

 

Pas hubjes së zgjedhjeve të 25 prillit, shpallja “non grata” nga SHBA e Berishës ishte goditja tjetër e rëndë që i erdhi opozitës në një kohë të shkurtër.  Rrezikohet që PD të përçahet për çështjen Berishë, pasi po artikulohen zëra se një pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së mund të propozojë largimin e Berishës nga PD, me argumentin se do të kishte kosto për këtë forcë politike, për aq kohë sa e kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto lëvizje pritet që të kristalizohen në shtator dhe tetor, kohë kur PD do të shkojë në Parlament, por me një dosje të pazgjidhur siç është çështja Berishë. Vetë ish-lideri democrat u shpreh dje se prania e tij në PD nuk është kosto për këtë forcë politike, pasi ai këmbëngul se beteja do të jetë personale. Ajo që është më e rëndësishme mbetet fakti se vetë Berisha nuk ka ndërmend të ikë nga PD për ti hequr një barrë të rëndë. “Mendoj se beteja për të vërtetën fakton, njeriun, individin dhe grupin, forcën politike. Do të ishte fatale për një individ i cili i lejon vetes që të thotë; s’më intereson e vërteta, apo e delegon te diktati. PD është krijuar në dy parime, interes kombëtar dhe liri të të drejtave njerëzore. Partia që ishte para PD e kishte shitur interesin kombëtar. Partia që ishte para PD e kishte mbushur vendin me burgje dhe kampe përqendrimi. Një parti tjetër u ngrit mbi këto dy shtylla.”, tha ai. Mes të tjerash Berisha pohoi se nuk ka asnjë grup tjetër parlamentar, përveç PD-së. “S’kam grup tjetër parlamentar, përveç PD. Sikur dy të mbeten, i dyti do të jem unë. Mbështes çdo lloj vendimi. Por nuk ekzekuton asnjë gjë. Janë përdorur fonde të buxhetit për të pasuruar veten time, kështu thuhet. Por buxheti ka një meritë, vendosi sistemin online të buxhetit. Ti dhe çdo njeri tjetër mund të kontrollonte të nesërmen çdo qindarkë që dilte prej buxhetit. S’ka asnjë gjë enigmatike te buxheti, është i qartë si drita e diellit. Është bërë fjalë për buxhetin. Duket se Edi Rama dhe George Soros s’kanë arritur të gjejnë forma të tjera dhe kanë thënë; hajde të gjejmë diçka te buxheti.”, theksoi Berisha.  Berisha është pyetur për Metën, por ai thekson se s’ka informacion për asnjë njeri. Praktikën e SHBA, ish-kryeministri e konsideron praktikë të pabazuar dhe të dëmshme. “Nuk kam asnjë informacion për asnjë njeri. E thashë dhe njëherë. Ka qenë viti 2014 më duket, ku u ulua me kryetarin e parlamentit që ishte shpallur non grata me të njëjtin motiv si Berisha. Ishin dhe nja 10 të tjerë. Një praktikë e tillë e pabazuar është e dëmshme. Nuk shërben, por në një mënyrë ose tjetër kthehet në mburojë edhe të kundërt.”- tha Berisha.

Lexo edhe :  Berisha kërkon të shkojë në Kuvend/ Përfundon seanca, vendimi jepet sot

 

Për “Open Balkan”: Nismë destabilizuese

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nismën e kryeministrit Edi Rama, presidentit Aleksandër Vuçiç si dhe Zoran Zaev, “Open Ballkan”. Berisha e cilësoi këtë projekt një nismë destabilizuese.  “Origjina e faktuar e kësaj, e këtij black-listimi ka filluar me kundërshtimin tim të prerë për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Akuzë e stisur nga Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Vuçic, këta të tre kishin shëtitur kudo në Europë dhe më gjerë, duke paraqitur hartat e ndarjes, dhe këtu mashtruan se ka një ujdi. Ndodhi që edhe pas qëndrimeve të mia në Tiranë, udhëheqësit e Kosovës, së bashku me mua, deklaruan kundërshtimin e këtij projekti, treshja famëkeqe, e servirën këtë ndryshim si një konspiracion timin sikur unë bëra një gjë të tillë me udhëheqjen e Kosovës. Ndërkohë që unë kisha bërë gjithçka publike. Unë jam ky që jam, do mbaj qëndrime që gjykoj unë, që janë në interesin kombëtar të shqiptarëve. Shengeni, ose Ballkani i hapur, siç kundërshtova atëherë, ndryshimin e kufijve, garantoj komunitetin ndërkombëtar, është një nismë destabilizuesme, Ballkani është fragil. S’ka nevojë të nisë kundërshtira, as ndarje as përçarje. Këta nisën që në Novisad. Askush nuk mund të jetë kundër lëvizjes së lirë të mallrave. Vetë presidenti Trump rishqyrtoi traktatet tregtare. Pasi ato duhet të bëhen mbi bazën e modelimit, të shkëmbimit të mallrave. Nëse Serbia subvencionon 50 euro për një lopë, dhe Shqipëria as 50 cent, do të kuptohet se qumështi në Serbi del më i lirë, por del duke shkelur një parim që është ndihma ekonomike. Siç e bënë këta, do përfundojë si flaka e kashtës. E nderuan Sorosin dhe e quajtën ‘Ballkan i hapur’.”, tha ai.

 

 

 

 

Të fundit

Ja çfarë ndodh me trupi tuaj nëse konsumoni çdo ditë bukë të nxehtë

Shkencëtarët francezë kanë arritur në përfundimin që produktet me tharmin e fermentuar të cilat shpesh ndodhen në bukën e...

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Shqipëria ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike. Ministria e Jashtme njofton se në...

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, burg për ish-efektiven dhe 4 të rinjtë

Para dy ditësh, policia e Tiranës arrestoi të rinjtë Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj. Të rinjtë trafikonin armë zjarri,...

Rike nxjerr zbuluar produksionin: Do dilja, por ma mbushi mendjen mami me motrat

Aludimet se banorët e BBV3, nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një...

Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në...

Lajme të tjera

Web TV