Shtohen vatrat e zjarrit, në rrezik dy fshatra në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendje alarmante në shumë zona të vendit nga përhapja e zjarreve që u favorizua edhe nga era. Evakuohen dy fshatrat Gjorm dhe Gomenicë në Vlorë, ndërsa shënohen dëme të konsiderueshme në banesa dhe pemë frutore. Tre helikopterët ndërhyjnë nga ajri.

 

 

Sikurse edhe pritej për shkak të erës ditën e djeshme vatrat e zjarrit sollën një situatë mjaft të rëndë në disa zona të vendit, ku me e prekur mbetet Vlora. Përveç Karaburunit që vijon të digjet, duke rrezikuar edhe parkun e Llogarasë, problematike u shfaq gjendja dje në fshatrat Gjorm dhe Gumenicë, ku Forcat e Armatosura po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit nga ajri. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se ka kërkuar evakuimin e banorëve, ndërsa u shpreh se po punohet për shmangien e më të keqes. “Mu desh të shkëputem me një numër, relativisht të madh trupash. Rreth 40 trupa në zonën e Gjorm Gumenicës në bashkinë e Selenicës, pasi kemi një situatë të vështirë. Prej afro dy orësh është duke punuar edhe helikopteri për të shuar zjarrin që ka ardhur nga pjesa lindore dhe tani po shtrihet për shkak se era sot është tmerrësisht e pafavorshme”.  Kështu deklaroi Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ndodhet në Vlorë ku po ndjek nga afër punën për fikjen e zjarreve. Ai tha se nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha.

Vlora në sfidë me kohën

Prej më shumë se një jave zona e Karaburunit dhe Dokatit ishte nën mbretërinë e flakëve, duke rrezikuar herë pas herë bazën ushtarake por edhe banesat e fshatit Dukat. Për shkak të terrenit tepër të thyer ka qenë e pamundur ndërhyrja në kohë, duke avancuar vatrat e zjarrit dhe rrezikuar seriozisht edhe parkun e Llogarasë. Ndërsa dje në Karaburun zjarret ishin më të pakëta, ndonëse aktive, lajmet aspak të mira mbërritën për dy fshtrat Gjorm dhe Gumenicë. “Është punuar me intensitet me dy helikopterë. Tani po punohet me një helikopter të vogël, i cili është me efektiv sepse furnizohet me ujë tek rezervuari shumë pranë fshatit Gumenicë. Kemi pasur dhe prekje banesash por fatmirësisht deri tani nga informacioni që kemi, janë informacioneve operative, kanë qenë në pjesën e fshatit Gjorm ku nuk na raportohet të ketë banorë dhe në fshatin Gumenicë lart, ku janë shtëpi të vjetra. Po luftojmë të shmangim plotësisht përfshirjen nga zjarri të shtëpive të fshatit Gumenicë poshtë”, theksoi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Përveç forcave të ushtrisë që kanë rreth dhjetë ditë që përpiqen të mbajnë nën kotroll vatra të rrezikshme zjarri, në terren ndodhen edhe shumë efektivë të policisë dhe punonjës të emergjencave civile lokale. “Forcat e Policisë janë aty, jam në kontakt me drejtorin e policisë, i cili është gjithashtu me forcat e veta në fshat dhe evakuojnë familjet që janë në rrezik. Dua të përsëris dhe njëherë apelin për familjarët, ata që mund në këto kushte që ta ndjekin, për komunitetin përreth, të afërmit që të na mundësojnë të evakuojmë njerëzit. Nuk kemi deri tani të lënduar. Dëme materiale dukshëm ka, pemë, banesa të prekura. Kemi forca mjaftueshëm për ta mbajtur në kontroll, 40 efektivë të FA-ve, zjarrfikëse të FA-ve dhe nga bashkia e Vlorës ka ardhur një zjarrfikëse dhe nga bashkia e Selenicës sepse ky është territori i saj ka të gjitha forcat e angazhuara. Mendoj se me kaq forca sa kemi dhe me punën e vazhdueshme prej disa orësh të helikopterit, do arrijmë ta vëmë nën kontroll këtë vatër. Sot nuk mund të flitet për vendosje totale nën kontroll, ka shumë erëra”, deklaroi Peleshi. Sa i përket Llogarasë ai tha se është më e rrezikuar se çdo ditë tjetër për shkak të erës, por se po mbahet nën vëzhgim dhe nesër ose pasnesër në mëngjes do të jenë në dispozicion dhe dy helikopterët holandezë. “Një mendje gjithmonë e kam në Llogara, në Karaburun, ku erërat janë më të forta se këtu, shumë më të forta se ditët e tjera. Jemi në luftë, në frontin e kufirit me parkun e Llogarasë. Kemi pasur 30 forca gjatë gjithë natës. Është nisur një grup forcash të tjera drejt Llogarasë, kufirit. Po presim të krijohen kushtet e favorshme, nga era për të dislokuar trupa me anë të helikopterit ushtarak aty. Nuk kemi mundur dot të bëjmë deri në këto momente të bëjmë fluturime me kova me ujë sepse ka qenë e pamundur. Kemi një sinjal që mund të jenë të favorshme kushtet më vonë. Për momentin do bëjë një verifikim të situatës dhe nëse do jetë e nevojshme do çojmë trupa dhe ujë në Llogara. Thirrje nga strukturave, policisë së Shtetit, duhet punuar deri në fund për të evakuuar dhe banorin e fundit. Dhe kur rrethohen nga zjarri banorët që kanë gjënë e gjallë, kanë shtëpinë hezitojnë të largohen. këtë nuk mund ta bëjë dot ushtria.

Lexo edhe :  Ndryshimet klimatike po kontribuojnë në një rritje të goditjeve në tru

 

Zjarre edhe në juglindje

 

Ndërkohë dje zjarret janë përhapur tanimë edhe në Juglindje të vendit. Një zjarr ka rënë dje në afërsi të fshatit Vithkuq të Korçës, ku flakët kanë përfshirë një zonë me pisha e shkurre. Mësohet se flakët rrezikojnë monumentin e kulturës. Ndërkohë nga Korça janë nisur një zjarrfikëse dhe punonjës të ndërmarrjes publike. Ndërkaq, raportohet edhe për tre vatra zjarri në Bashkinë e Maliqit. Mësohet se flakët kanë rënë në pyjet e fshatrave Zboq, Beras dhe Vashtmi. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajëron se pasditja e 5 gushtit ka një rrezik më të lartë për zjarre në pyje sidomos në katër qarqe të vendit. Kështu, sipas paralajmërimit që bën IGJEUM, qarqet me rrezik më të lartë për zjarre janë ai i Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës. Ndërkohë, sa i takon forcës së erës, që është një element që ndihmon përhapjen e flakëve, IGJEUM thotë se era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet dhe në zonat malore.

 

Të fundit

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Kamionë dhe makina të përfshira/ Aksident masiv te Kthesa e Rinasit, çfarë ka ndodhur

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme tek Kthesa e Rinasit. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe kamionë. Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa...

Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur Durrësi po...

Zbulohen 3 mysafirët specialë që do të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Sonte në Big Brother VIP Albania do të ketë mysafirë. Me rastin e 100 ditëve të nisjes së edicionit të tretë të BBVA, në...

Lajme të tjera

Web TV