Zjarret në vend/ Reagon Braçe: Nuk janë prej ndryshimit të klimës, por të qëllimshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvëndëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për situatën me flakët që kanë përfshirë vendin tonë. Braçe shprehet se këto zjarre nuk kanë rënë si pasojë e ndryshimeve klimatike, por ato janë të shkaktuara nga vetë dora e njeriut. Për Braçen shkaktimi i zjarreve të këtyre masave përbën krim dhe duhet hetuar me ligj në mënyrë që i vendosin ata qëllimisht.

Ndërkohë nuk ka lënë pa përmendur edhe sulmet e opozitës që ka bërë në drejtim të qeverisë që sipas saj është e paaftë për tu përballur me situata emergjente. Sipas zv.kryeministrit këto sulme konsiderohen si krime politike.

 

“Zjarret në Shqipëri nuk janë prej ndryshimit të klimës! Temperatura e re pooo! Zjarret jo! Zjarret janë të gjitha të qëllimshme! Hem si krime ordinere dhe hem si krime politike!

Të qëllimshme si krime ordinere nisur nga nevoja banale për kullota, troje ndërtimi apo shkundje deri në fund të inatit me pronën publike dhe pronën e komshiut. Të qëllimshme si krime politike me zjarr, materializim i politikës së imponimit të destabilizimit me zjarr e tokën e djegur, njohur, jetuar, provuar/faktuar publikisht në këtë vend e që në dimër rrëzon shtyllat e transmetimit të energjisë e në vere i vë zjarrin çdo fije bari e çdo gjethe peme kudo, në pyje e parqe.

Të dy qëllimet duhen “përvëluar” ligjërisht me hetim, gjykim, ndëshkim! Nëse nuk ndodh, zjarrvënia do bëhet kulturë. Kulturë mizerabël që do fshihet pas klimës e do legjitimohet pas mungesës se një helikopteri! Kjo duhet ndalur me çdo çmim. Deklaratat e cilitdo, veçanërisht të Policisë për “dyshim në zjarre të qëllimshme” pa gjetur autorët, janë ujë qe nuk e shuan zjarrvënien! Çdo gjë është çështje vullneti. Duhet vullnet për t’i ndëshkuar këto krime tani!

Lexo edhe :  'Princesha e re e Lindjes'/ Rama poston foto nga revista franceze: Surprizë në aeroport

Po e përsëris! Në ketë vend zjarret nuk janë prej klimës e ndryshimeve të saj, por do ndikojnë edhe më keq në klimën e këtij vendi e jetën e njerëzve”, shkruan Braçe.

Të fundit

“Kjo verë parashikohet me temperatura të larta”, ja masat për parandalimin e zjarreve

Edhe vera e këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj...

“Kishte dorë që i vogël!”/ Avokati shpërthen ashpër ndaj Metës: Si e shtriu hajdutërinë

Avokati Idajet Beqiri ka treguar sot një episod nga jeta e tij gjatë kohës që punonte në Skrapar. Sipas tij, Ilir Meta njihej si hajdut...

Ndodh në Pogradec! Peshkatari kap në liqenit të Ohrit koranin mbi 13 kg (FOTOT)

Ndodh në Pogradec! Një peshkatar kap në ujërat e liqenit të Ohrit një peshk Koran më shumë se 13 kg. Peshkatari, i cili e ushtron...

Kumbaro ultimatum prefektëve: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvajtjen e...

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, si arritën shqiptarët të korruptonin latino-amerikanët

Është zhvilluar dhe në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë, të akuzuar për...

Lajme të tjera

Web TV