“Pool-et” në sigurime, domosdoshmëria e ndarjes së rriskut në sigurime

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Avni Ponari

Aftësia për të ndarë me efiçiencë rreziqet midis kompanive nga katastrofat natyrore dhe pandemitë dhe peshën e tyre në një ekonomi është thelbësore për mirëqenien dhe rritjen e ekonomisë. Një ekonomi e shëndetshme sot në të gjithë botën nuk mund të imagjinohet pa industrinë e sigurimeve, që ndryshe konsiderohet edhe shtylla e katër e ekonomisë së një vendi. Sigurimet lindën si një mënyrë për të transferuar risqet tek një entitet i caktuar, që janë kompanitë e sigurimeve, të cilat kanë kapacitetet financiare për të mbuluar dëmet financiare që mund ti ndodhin një individi, një grupi individësh apo dhe më gjerë një shoqërie të tërë. Megjithatë, rritja e shpeshtësisë së katastrofave natyrore dhe të eventeve të tjera, duke përfshirë edhe krizat shëndetësore në dekadën e fundit kanë ngritur nga njëra anë pyetjet lidhur me kufijtë e sigurimeve dhe nga ana tjetër rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit dhe bashkëpunimit të insitucioneve publike me tregjet e sigurimeve që sigurojnë dhe ndajnë këto rreziqe. Aftësia për të ndarë me efiçiencë rreziqet midis kompanive duke perfshirë këtu edhe katastrofat natyrore, pandemitë dhe rreziqe të tjera ku ka numra të mëdhenj ekspozimi që kanë peshë në një ekonomi është thelbësore për mirëqenien mbrojtjen dhe fuqizimin e saj. Ngjarje të tilla si sulmet terroriste, pandemitë, tërmetet, përmbytjet, cunamet rreziqet lokale per produkte të ndryshme që kërkojnë mbrojtje financiare të veçanta apo shpërthimet bërthamore lindën nevojën për “pool-e” në sigurime nga njëra anë nga ana tjeter ato bëhen të domosdoshme në tregje sigurimesh për ndarjen e rreziqeve brenda një vendi apo ndarjen e rreziqeve për një produkt të caktuar. Një ‘pool’ është një grup siguruesish dhe risiguruesish, të cilët bashkojnë kapacitetet e tyre teknike dhe financiare për të mbuluar/ofruar mbrojtje me sigurim dhe risigurim për disa rreziqe të sjella së bashku në ‘pool-e’ bashkësigurimi dhe bashkërisigurimi. ‘Pool-et’ e sigurimit janë një mënyrë për të ofruar sigurim dhe mbulim me sigurim për rreziqe me një profil tejet të lartë. Në shumë situata ekstreme vetëm kompanitë e sigurimit nuk mund të përballojnë ndërmarrjen e rreziqeve me profil shumë të lartë, por ato mblidhen së bashku për të krijuar një ‘pool’ sigurimi me asete të përbashkëta me kompani dhe partnerët të tjerë shtetërorë dhe privat për të përballuar shtrirjen e një mbulimi të tillë. Shpesh ‘pool-et’ në sigurime përdoren si një metodë për ofrimin e sigurimeve ndaj njerëzve të cilët nuk kanë mundësi për të blerë sigurime. Për shembull, njerëzit në Kaliforni shpesh blejnë sigurimin e tërmetit nëpërmjet një ‘pool-i’ sigurimesh sepse sigurimi i shtëpisë në Kaliforni mund të përjashtojë në mënyrë specifike tërmetet nga rreziqet e emërtuara në policat e sigurimit. Banorët që janë të ekspozuar nga stuhitë, tornadot apo uraganët në Amerikën Jugore mund të përfitojnë nga ‘pool-et’ e sigurimeve për të aksesuar sigurimin sepse policat e tyre të sigurimit të shtëpisë nuk i mbulojnë këto rreziqe. Një shembull, tjetër i një ‘pool-i’ sigurimesh për rreziqe me profil të lartë është një ‘pool’ i krijuar për shtrirjen e mbulimit të përgjegjësisë mjedisore për prodhuesit industrialë. Në disa raste, një ‘pool’ sigurimi ngrihet me mandat qeveritar, për të krijuar një burim që do të lejojë individët apo ngjarjet më rrezik të lartë që të kenë akses në sigurim. Ose siguruesit krijojne poole per te mbrojtur interesat finaciare tyre per ndarjen e rreziqeve mbi bazen e kapaciteteve mbartese/. Ky do të ishte edhe rasti i Shqipërisë, ku shteti të bashkëpunonte me kompanitë e sigurimeve për të krijuar një ‘pool’ sigurimesh për katastrafat natyrore si tërmetet, përmbytjet, zjarret dhe pandemitë si COVID 19, për të bërë të mundur që të gjithë qytetarët të kenë akses në sigurime, që të jenë të mbuluar financiarisht, dhe nga ana tjetër edhe të krijonte një lehtësi për buxhetin e shtetit, sepse dëme të përmasave të mëdha janë të papërballueshme vetëm nga shteti. Metoda tjetër e një pool-i është kur kompanitë e sigurimit mbledhin vullnetarisht në një ‘pool’ burimet e tyre. Shumë shtete kanë ‘pool-e’ sigurimi për shëndetin të cilat janë të dizenjuara për të siguruar që njerëzit që konsiderohen se nuk mund tu ofrohet mbulim individual të mund të kenë ende akses në sigurimin e shëndetit nëpërmjet këtyre ‘pool-eve’ të sigurimit.

Lexo edhe :  Avni Ponari: “Pool-et” në sigurime, domosdoshmeria e ndarjes së rriskut në sigurime

Por cilat janë përfitimet e ‘pool-eve’?

‘Pool-et’ mobilizojnë kapacitetet dhe asetet financiare të partnerëve të ndryshëm për ti vënë në dispozicion të mbulimit të një ngjarje madhore;
Ofrojnë një ekspertizë teknike dhe dije shumë më të konsoliduar, sepse në të marrin pjesë ekspertë të shumë kompanive, me dije dhe eksperienca të ndryshme. Ofrojnë zgjidhjet e sigurimeve dhe të mbrojtjeve për rreziqe specifike, të cila në kushte normale nuk mund të mbulohen vetëm nga një ose dy kompani; Mundësojnë rregullimin e tregut, duke shmangur monopolin dhe disbalancat e krijuara si pasojë e ‘luftës’ për treg të kompanive; Sot në botë ekzistojnë disa lloje ‘pool-esh’, si për shembull “pool” në bashkësigurime, “pool” në bashkërisigurime, pool në klasa specifike të biznesit, etj, por pool-i më i rëndësishëm mbetet pool-i që mbulon katastrofat natyrore, i përdorur gjerësisht në të gjithë botën, të rekomandueshme edhe për vendin tonë për shkak të ekspozimit të vendit ndaj rreziqeve të tilla si tërmetet, përmbytjet, rreshqitjete e dherave, breshrit apo rreziqe të tjera natyrore. Në botë, autoritetet publike janë në favor të këtyre llojeve mbulimesh për të mbrojtur njerëzit nga humbjet kolosale për shkak të katastrofave natyrore, dhe të eventeve të tjera madhore dhe për të reduktuar presionin mbi buxhetin e shtetit. Franca, Turqia, Irani, Australia, Algjeria, një pjesë e madhe e shteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shembuj që tregojnë se si janë bashkuar kapacitetet dhe asetet për të krijuar një ‘pool’ për mbulimin e rreziqeve që i përkasin katastrofave natyrore. Në këtë aspekt, shteti mund të ndërhyjë qoftë në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë nëpërmjet një risiguruesi kombëtar apo një organizmi të dedikuar, apo drejtëpërdrejtë duke ofruar një garanci për ‘pool-in’ apo një kapacitet shtesë përveç asaj të mobilizuar nga vetë ‘pool-i’. Shembujt e ‘pool-eve’ për katastrofat natyrore janë të shumtë dhe të shumëllojshëm.

Pool-i Francez

Ky sistem i ofron të gjithë të siguruarve mbrojtje kundër katastrofave natyrore. Që kjo garanci të jetë efektive, duhet të deklarohet gjendja e katastrofës natyrore me një dekret ndërministror. Skema e ngritur është një sistem reciprociteti: çdo kush që ka marrë në sigurim një pronë, ndërprerje biznesi apo policë për sigurimin motorrik kërkohet që të paguajë kontribute edhe nëse ai person nuk është i ekspozuar. Mbulimi financohet nga një prim shtesë, si një tarifë standarte, mbi politikat e sigurimeve motorrike, si edhe në policat e sigurimit të pasurisë.

Pool-i Algjerian

Në Algjeri, sigurimi nga katastrofat natyrore ka qenë i detyrueshëm që nga 1 shtatori 2004. Mbulohen katër evente: tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe rrëshqitjet e dheut. Shteti duhet të deklarojë situatën e katastrofave natyrore. Garancia i shpërndahet të gjithë siguruesve në treg, të cilët zbatojnë një tarifë të zakonshme. Apo poolet e miratuara se fundmi nga tregu dhe autoriteti Algjerian per helth dhe shendet ne udhetim.

Pool-i Turk

Ndryshe nga ‘pool-et’ franceze dhe algjeriane, ‘pool’ turk mbulon vetëm rreziqet nga tërmetet. Ky mbulim i detyrueshëm është vënë në jetë që nga viti 2000. Ky ‘pool’ drejtohet nga Eureko. Shumat e mbuluara janë të kufizuara në 50,220 USD për banesat. Shumat mbi 50,220 USD mund të merren në sigurim nga siguruesit mbi baza vullnetare. Tarifat përcaktohen sipas shtrirjes së ekspozimit ndaj rreziqeve.

Pool-i Francez për Mbulimin e Risqeve të Terrorizmit dhe Sulmeve

Në Francë mbulimi kundër sulmeve terroriste është i detyrueshëm. Sigurimi dhe Risigurimi për Menaxhimin e Rreziqeve nga Aktet dhe Sulmet Terroriste, ofron një zgjidhje për këto lloje rreziqesh që nga viti 2001. Brenda një ‘pool’ publik bashkërisigurimesh dhe partnerësh privat: siguruesit, risiguruesit, dhe shtetin. Në Gjermani, një kompani me emrin Extremus është ngritur për menaxhimin e rreziqeve nga sulmet terroriste. Kjo kompani është një partneritet ndërmjet Shtetit, industralistëve dhe siguruesve për të ofruar asete financiare prej 10 miliardë euro, 8 miliardë euro nga të cilat mbulohen nga Shteti, 2 miliardë nga siguruesit. Kjo mbrojtje mbulon dëmet materiale të ndodhura nga pronat dhe ndërtesat industriale vlera e siguruar e të cilave nuk tejkalon 25 milionë euro. Pra pool-et janë në fund të fundit bashkime energjish dhe kapacitetesh finaciare për të perballuar rreziqe të medha të cilat ndahen nga kompanitë e sigurimeve dhe risigurimeve mbi bazën e kapaciteteve mbartëse.


Të fundit

Rama poston videon nga lungomare e Sarandës: Më e bukur se asnjëherë tjetër

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga lungomare e re e Sarandës. Në një...

Kuvendi nuk e miraton rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të miratojnë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, të arritur më 4 shtator 2020...

Zëvendës ambasadori amerikan: BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin

Zëvendës ambasadori i SHBA-së, Demian Smith duke iu drejtuar kandidatëve për hetues të BKH-së, në aktivitetin për përfundimin e programit të trajnimit të FBI-së...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 163 vatra zjarri të shuara, Karaburuni në kontroll

Vijon të jetë problematike situata e zjarreve në vend, ndonëse në shumë zona vatrat e rrezikshme janë shuar. Fluturimet ajrore dhe ndërhyrjet e efektivëve...

Lajme të tjera

Web TV