Nënat dhe fëmijët shqiptarë brenda kampit Al Hawl po keqtrajtohen. Një mesazh tregon situatën brenda kampit, ndërsa një shtetase arabe, mike e Mentije Dumanit, që humbi jetën brenda në kamp, rrëfen se Eva Dumani vijon të jetë në kamp dhe strehohet tek një boshnjake.
Prej kohësh, Hajrije Taushani, Elona Shuli, Myrvete Dibra, Eva Dumani dhe Emanuela Daci vijojnë të mbeten brenda kampit Al Hawl, ndërsa situata sa vjen e agravohet, në një kohë që shtetet e ndryshme mund të riatdhesojnë shtetasit e tyre. Diçka të tillë bëri Kosova dhe Maqedonia e Veriut, së bashku dhe me burrat që mbaheshin në burgun Al Hassakah.
Mesazhi:
Gazeta Shqip