Aguero dëmtohet dhe mungon gati 3 muaj, rriten shanset e qëndrimit për Manaj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet debutimi i Sergio Agueros me Barcelonën. Sulmuesi argjentinas i cili është edhe një nga afrimet e mëdha të Barçës në këtë merkato verore ka pësuar një dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë dhe analizat të cilave u është nënshtruar sëfundmi El Kun kanë vërtetuar që Agueros do t’i duhet të qëndrojë për 10 javë jashtë fushave të futbollit. Shtohen dhimbjet e kokës për trajnerin holandez të blaugranave Ronald Koeman i cili pasi humbi Lionel Messin i duhet të bëjë edhe pa Sergio Agueron në javët e para të sezonit të ri në La Liga.

Barcelona do të nisë kampiontin në datën 15 gusht me sfidën ndaj Real Sociedad në Camp Nou, por ish-sulmuesit të Manchester City-t do t’i duhet të presë muajin nëntor për të debutuar në një ndeshje zyrtare me katalanasit

. Aguero pasi i përfundoi kontrata me Manchester City-n zgjodhi ta vazhdonte karrierën pikërisht te Barcelona për shkak të Lionel Messit dhe me largimin e yllit argjentinas, qarkulluan zëra edhe për një lamtumirë të menjëhershme të El Kun nga Barça, zëra që u hodhën poshtë nga vetë sulmuesi 33-vjeçar. Me dëmtimin e Sergio Agueros rriten ndërkohë shanset që Rey Manaj i cili ka marrë rregullisht minuta në miqësoret e kësaj vere me Barçën të qëndrojë në Camp Nou dhe të jetë pjesë e skuadrës së parë në sezonin e ri të La Ligas.

Të fundit

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Lajme të tjera

Web TV