Beteja me flakët, synim ruajtja e banesave dhe parqet kombëtare

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha në një komunikim për mediat se Parku Kombëtar i Llogarasë mbetet pika më e nxehtë. Ndërkohë, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se në fundjavë forcat shqiptare janë ndihmuar nga ekspertët amerikanë.

Për Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile mbetet sfidë mos prekja nga zjarri i Parkut Kombëtar të Llogarasë. Prej katër ditësh pyjet e kësaj zone kanë qenë në monitorimin e Ushtrisë, por duket se situata nuk është aq shpresëdhënëse për të mos u prekur edhe kjo pikë e rëndësishme, jo vetëm turistike por edhe e rëndësishme për ekonominë e kësaj zone. Po kaq e rëndësishme sa është kjo zonë është edhe ajo e Voskopojës e cila pasditen e djeshme është përfshirë nga flakët që sipas burimeve janë vënë në mënyrë të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm. E duke qenë se situata në të gjithë vendin është e rënduar prej shtimit të vatrave të reja, duket që edhe menaxhimi do të jetë shumë më i vështirë për shkak të kapaciteteve që ka vendi ynë. Edhe pse tre helikopter kanë ardhur nga Holanda e Çekia, situata vijon të agravohet më shumë. Duke qenë se janë tre vatra serioze zjarri në Kukës, Mirditë e Vlorë, mungesa e helikopterëve për të bërë shuarjen e zjarrit nga ajri e vështirëson më shumë situatën. Sipas ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, forcat më të mëdha janë të përqendruar në Dukat të Vlorës për të bërë të mundur “shpëtimin” e Llogarasë. “Në Karaburun nga tre vatra kemi dy. Mbi Dukat dhe pranë Parkut të Llogarasë vazhdon të ketë vatra. Ka qenë një natë shumë e mundimshme mbrëmë. Banesat kanë qenë të rrezikuara dhe banorët e fshatit kanë punuar të gjithë me heroizëm. Ka dy helikopterë që kanë ardhur nga Holanda. Helikopteri i tretë është ai çek dhe është në punë në veri, pasi ka vatër problematike në Kukës. Duam të shmangim kapërcimin e zjarrit drejt Parkut të Llogarasë, ndaj jemi edhe këtu sepse e konsiderojmë pikën më të nxehtë”, tha Peleshi. Në një komunikim online, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se problematike konsiderohen 2 vatra në qarkun e Kukësit ku prej disa ditësh po punohet nga ajri dhe toka. Ministri u shpreh si situata është dinamike dhe ka aktivizime dhe riaktivizime të vatrave aktuale, por po punohet intensivisht për të larguar rrezikun nga qendrat e banuara. “Ka aktivizime, riaktivizime. Për momentin vatër problematike ne konsiderojmë 2 vatra në qarkun e Kukësit, që është ajo në majën e Runës, ku prej disa ditësh po punohet nga ajri dhe toka dhe më problematike është bërë tani në Thirë, mbi tunelin e Kalimashit. Për momentin një helikopter po punon drejt Thirrës, ndërkohë kemi vatra të tjera në veri në zonën e Vermoshit por janë nën kontroll”, tha Peleshi.

Lexo edhe :  Eva Dumani në Al-Hawl! Mesazhet nga kampi: Po na rrahin shumë

Reagon Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet zjarrfikës amerikanë kanë mbështetur këtë fundjavë Forcat e Armatosura në përpjekje për të shuar flakët, ndërsa përmend edhe pajisjet e dhuruara nga SHBA në ndihmë të tyre. “Si të gjithë në Shqipëri, Ambasada e SHBA është e pikëlluar nga shkatërrimi që kanë shkaktuar zjarret në jug. Për të ndihmuar, ekspertë amerikanë zjarrfikës mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare. Përveç kësaj ndihme nga USAIDSavesLives pajisje të dhuruara më parë nga Komanda SHBA në Europë, përfshirë “kovat Bambi” për helikopterë, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata, pajisje personale mbrojtëse, etj. po përdoren për të shpëtuar jetët, shtëpitë & bizneset në Shqipëri”, shkruan Kim. Dy ditë më parë edhe Bashkimi Europian u solidarizua me Shqipërinë duke dërguar helikopterë dhe 50 ekuipazh në ndihmë të shuarjes së flakëve në vend.


Të fundit

Beteja me flakët, synim ruajtja e banesave dhe parqet kombëtare

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha në një komunikim për mediat se Parku Kombëtar i Llogarasë mbetet pika më...

Shqipëria nën “presion”, vatra zjarri në të gjithë vendin

Nuk ka më vetëm një rajon në flakë, pasi në të gjithë vendin janë raportuar vatra zjarresh. Parku Kombëtar i Llogarasë nuk është prekur...

Lajme të tjera

Web TV