Mbi 2 mijë të evakuuar në ishullin Evia, Greqia po përballet me situatën më të rëndë nga i nxehti në 30 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet greke po vazhdojnë përballjen me zjarre në ishullin Evia. Më shumë se 2,000 njerëz tashmë janë evakuuar.

Zyrtarët lokalë thanë se disa pjesë të ishullit tashmë janë shkatërruar dhe u ankuan se nuk ishte dërguar ndihmë e mjaftueshme për të shuar zjarret.

Kryetari i qytetit Istiaia në ishullin Evia, Giannis Kontzias, tha për mediat lokale se, “tashmë është shumë vonë, zona është shkatërruar”.

Greqia po përballet me valën e saj më të rëndë të të nxehtit në 30 vitet e fundit. Temperaturat kanë shkuar deri në 45 gradë Celsius (113F).

Gjatë ditëve të fundit zjarre ka pasur edhe në rajone tjera të Greqisë. Një zjarr në periferinë veriore të Athinës thuhet se është shuar.

Ekspertët thonë se vala e nxehtësisë po bëhet më e mundshme dhe më ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Me një situatë të tillë gjatë kësaj periudhe janë përballur edhe vende tjera, përfshirë Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor./REL

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV