PD: Vendi mbeti me një helikopter prej korrupsionit të Ramës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duma hedh akuza ndaj Ministrisë së Mbrojtjtes për keqmenaxhim, paaftësi dhe shpërdorim detyre. Duma shkruan se vendi ka mbetur vetëm me një helikopter për shuarjen e zjarreve dhe korrupsioni ka “shkrumbuar” financat e shtetit i ka “lënë qytetarët dhe pasuritë natyrore pa mbrojtje, ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë detyrohen të përballen me zjarrin me mjete rrethanore”. “Keqmenaxhimi, paaftësia, shpërdorimi i detyrës, korrupsioni janë elementët që fatkeqësitë natyrore kanë nxjerrë përherë në pah, duke rrëzuar propagandën hileqare të regjimit. Sot, Shqipëria ka mbetur vetëm me një helikopter për shuarjen e zjarreve dhe një tjetër që përdoret për shëtitjet e Edi Ramës. Korrupsioni që ka shkrumbuar financat e shtetit i ka lënë qytetarët dhe pasuritë natyrore pa mbrojtje, ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë detyrohen të përballen me zjarrin me mjete rrethanore”, është shprehur Grida Duma. Ajo tha se mashtrimet e bëra prej vitesh nuk i fshihet dot dëmit të shkaktuar nga zjarret. “Mashtrimet e përsëritura ndër vite dhe propaganda e paguar me taksat e qytetarëve nuk fshehin dot as dështimet, as dëmet që modeli korruptiv i ndërtuar nga Edi Rama po i shkakton vendit. Nëse ky model nuk ndëshkohet, Shqipëria do të lëngojë nga kriza në krizë për shkak të një pakice që punon vetëm për veten, jo për shqiptarët”, u shpreh Duma.


Të fundit

PD: Vendi mbeti me një helikopter prej korrupsionit të Ramës

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi...

Beteja me flakët, synim ruajtja e banesave dhe parqet kombëtare

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha në një komunikim për mediat se Parku Kombëtar i Llogarasë mbetet pika më e nxehtë. Ndërkohë, ambasadorja amerikane...

Shqipëria nën “presion”, vatra zjarri në të gjithë vendin

Nuk ka më vetëm një rajon në flakë, pasi në të gjithë vendin janë raportuar vatra zjarresh. Parku Kombëtar i Llogarasë nuk është prekur...

Lajme të tjera

Web TV