Uotergejti, skandali që e çoi Niksonin drejt dorëheqjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntë gushti shënoi dorëheqjen e Richard Nixon-it nga presidenca, si pasojë e përfshirjes së tij në skandalin e njohur me emrin Uotergejt, dhe fshehjes së asaj që dinte rreth skandalit

Gjithçka nisi në orët e para të mëngjezit të 17 korrikut të vitit 1972. 5 burra që punonin për fushatën e rizgjedhjes së presidentit Nixon u arrestuan, ngaqë po përpiqeshin të futeshin në zyrat e Partisë Demokrate në kompleksin Watergate. Gazetarët e Washington Post-it, Carl Bernsetin dhe Bob Woodward e mbuluan këtë ngjarje për gazetën e tyre dhe zbuluan se çështja Watergate ishte vetëm pjesë e një programi të përpunuar që kishte filluar të zbatonte fushata për rizgjedhjen e Richard Nixon-it me synimin që të minonte kundërshtarët politikë të presidentit…

…Gjatë seancave të dëshmive në Senat në vitin 1973 u zbulua se Nixon-i i regjistronte bisedat e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe këto kaseta me regjistrime në fakt ndihmuan për të provuar përfshirjen e presidentit në përpjekjet për mbulimin e çështjes. Sapo regjistrimet e Shtëpisë së Bardhë treguan përfshirjen e Presidentit në përpjekjet për të mbuluar çështjen, presidenti humbi mbështetejen bazë të Partisë Republikane në Kongres dhe ai dha dorëheqjen në gusht të vitit 1974.

Precedenti
Nixon është i vetmi Kryetar i ShBA-ve që ka dhënë dorëheqje gjatë mandatit presidencial pa e përfunduar mandatin e dytë. Richard Milhous Nixon u lind më 9 janar 1913 në Yorba Linda, Kaliforni; vdiq më 22 prill 1994 në New York City. Ishte politikan amerikan dhe President i ShBA i 37-të në periudhën 1969 – 1974.

9 Gusht
Nëntë gushti shënoi dorëheqjen e tij nga presidenca, si pasojë e përfshirjes së tij në skandalin e njohur me emrin Uotergejt, dhe fshehjes së asaj që dinte rreth skandalit. Gjithçka filloi kur disa punonjës të fushatës republikane hynë fshehurazi në selinë qendrore të Partisë Demokrate në kompleksin Uotergejt në qershorin e vitit 1972. Skandali pati një ndikim të madh në politikat kombëtare dhe disa prej reformave të zbatuara në atë kohë vazhdojnë të kenë jehonë edhe sot.

Drama politike
Nata e 8 gushtit 1974 ishte një dramë politike me rëndësi të jashtëzakonshme. Presidenti Richard Nixon doli para kamerave nga Zyra Ovale dhe njoftoi se do të jepte dorëheqjen ditën tjetër. “Nuk kam qënë kurrë njeri që dorëzohem. Largimi nga zyra para fundit të mandatit është e neveritshme për çdo instikt të trupit tim. Por si president, më duhet të vë të parin interesin e Amerikës”. Në një fjalim emocional për stafin e Shtëpisë së Bardhë në ditën e dorëheqhes, zoti Nixon citoi një prej arsyeve të rënies së tij politike. “Duhet ta dini, të tjerët mund t’ju urrejnë. Por ata që ju urrejnë fitojnë vetëm kur ti i urren ata. Dhe pastaj shkatërron vetveten.”

Lexo edhe :  Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Presidenti i ri
Menjëherë pas kësaj, presidenti i ri Gerald Ford u përpoq të qetësonte vendin që kishte përjetuar dorëheqjen e parë të një presidenti në histori. “Të dashur amerikanë, makthi ynë i gjatë ka marrë fund. Kushtetuta jonë funksionon. Republika jonë është një qeveri me ligje dhe jo e një individi. Këtu sundon populli”.

Implikimi
Disa ndihmës të presidentit Nixon përfunduan në burg për krime dhe abuzim pushteti gjatë skandalit Uotergejt. Rregjistrimet audio nga Shtëpia e Bardhë implikonin zotin Nixon sepse ai kishte porositur ndihmësit që t’i thoshin CIA-s të gënjente tek FBI-ja, në përpjekje për të penguar hetimet e skandalit. Më vonë, presidenti Ford do ta falte zotin Nixon për përfshirje në krime. Ky hap ndoshta i kushtoi zotit Ford zgjedhjet presidenciale të vitit 1976, të cilat u fituan nga demokrati Jimmy Carter.

Rëndësia e skandalit
Skandali Uotergejt mbetet një pikë e rendësishme kthese në historinë politike amerikane, thotë historiani Allan Lichtman i Universitetit American. “Skandali Uotergejt mbetet jashtëzakonisht i rëndësishëm. Deri më sot, mbetet përpjekja më e plotë e një presiodenti dhe administratës së tij për të minuar procesin demokratik.”

Dokumentat
Skandali Uotergejt u zbulua gjatë një periudhe dy-vjeçare; pjesa dërrmuese u zbulua dhe dokumentua nga gazetarët e Washington Postit, Bob Woodward dhe Carl Bernstein. Historiani Lichtman thotë se roli i gazetarëve hetues të Uotergejt-it dhe përfshirja e presidentit në një skandal politik ishin vendimtare. “Po të mos ishin gazetarët Bob Woodward dhe Carl Bernstein si dhe burimi i tyre i brendëshëm i informimit, Niksoni mund të kishte shpëtuar. Ndaj sistemi ka funksionuar, por mësimi që nxjerrim është se duhet të jemi gjithnjë vigjilentë”.

Reformimi
Skandali Uotergejt bëri gjithashtu që Kongresi të reformonte sistemin financiar të fushatës, edhe pse disa nga këto reforma janë zhbërë nga vendimet e fundit të Gjykatës së Lartë. Uotergejti po ashtu çoi drejt një epoke të re, me kampe të ndara politike që është bërë edhe më e polarizuar vitet e fundit. Norman Ornstein është analist politik në Institutin American Enterprise këtu në Uashington. “Kemi parë rritjen e tensioneve por jo të nivelit që kemi tani. Ajo që unë shoh tani është një nivel i organizimit klanor, jo thjesht polarizim, diçka që ne nuk e kemi parë që nga periudha e Luftës Civile”.

Epilogu
Amerikanët kanë ndryshuar qëndrimin e tyre në lidhje me një aspekt të skandalit Uotergejt. Në vitin 1974, 59 për qind kundërshtonin vendimin e presidentit Ford për faljen e Richard Nixonit. Por në vitin 2002, një sondazh i ABC News gjeti se 59 për qind besonin se zoti Ford kishte bërë gjestin e duhur si pjesë e një përpjekjeje për të ribashkuar vendin pas njërit prej skandaleve më të rënda politike në historinë e Amerikës.

Të fundit

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en,...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se edhe fillimi i muajit të...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Lajme të tjera

Web TV