Aksion si nëpër filma/ Policia kap pesë persona duke shkëmbyer drogë në një lokal në Fier (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar pesë persona në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike.

Operacioni i koduar “Ofiçina” është finalizuar me sekuestrimin e 7 kilogramëve kanabis, 6 doza kokainë, 5 automjeteve dhe disa aparate celularë.

Mësohet se të arrestuarit janë Fatmir Dhimos (Ademi), Leonard Gropa, Ilir Nuhaj, Dardan Kamberaj, Simon Toska.

Ata u kapën në ambiente e lokalit në pronësi të shtetasit D. K në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Ofiçina”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier.

Vihen në pranga 5 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike.

Sekuestrohet kokainë, 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 automjete dhe 6 aparate celularë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier pas një punë të mirorganizuar, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një lokal në fshatin Ofiçinë, Patos ishte përshtatur si ambient për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ofiçina”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. Dh. (A)., 47 vjeç, L. G., 50 vjeç, I. N., 30 vjeç, D. K., 45 vjeç, banues në Patos dhe S. T., 49 vjeç, banues në Mallakastër.

Këta shtetas janë kapur në ambiente e lokalit në pronësi të shtetasit D. K në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 6 doza kokainë, 6 aparate celularë dhe 5 automjete.

Lexo edhe :  Pluhuri saharian “pushton” Shqipërinë, zonat që preken më shumë

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Të fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Lajme të tjera

Web TV