Deklaratat/ Messi firmos kontratën me PSG: Çmenduri të luash përkrah Neymar dhe Mbappe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së bashku me fëmijët e bashkëshorten, Leo Messi hyri në sallën e konferencave të shtypit, duke dalë së bashku me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi.

Gjithccka ka ndodhur në mënyrë të shpejtë dhe këtë e pohuar dhe vetë Leo Messit në konferencën për shtyp.

“Gjithçka që ka ndodhur javën e kaluar ka qenë e çuditshme, ka qenë e vështirë, ka qenë e shpejtë. Ka qenë emocionuese. Nuk mund të harroj atë që lashë dhe përjetova në Barcelonë, por me të vërtetë ndihem e lumtur dhe i paduruar për këtë jetë të re. Gjatë gjithë kësaj jave unë kam pasur ulje dhe ngritje, por ne po e përpunojmë këtë çdo ditë pak nga pak”,. tha Messi në këtë konferencë për median.

Ai shtoi se “Nuk e dija, isha me pushime dhe gjithçka është shumë e re. Dje fola me stafin teknik, mbase kam nevojë për një para-sezon vetë. Unë do të stërvitem dhe punoj dhe bëhem gati sa më shpejt që të mundem, me të vërtetë dua, por nuk mund t’i përgjigjem saktësisht pyetjes tuaj. Kur të ndiej se gjërat janë në rregull, do të jem gati dhe i gatshëm për të luajtur”.

Ai vlerësoi dhe faktin se është një çmenduri të luash përkrah Mbappe dhe Neymar.

“Është çmenduri të jesh në gjendje të ndaj jetën e përditshme me ta, me të gjithë skuadrën, ka disa transferime të mahnitshme [që kanë ndodhur këtë verë] dhe unë me të vërtetë dua të stërvitem dhe të garoj tani sepse do të jem duke luajtur me lojtarët më të mirë.Është një përvojë e jashtëzakonshme të jesh në gjendje ta shijosh këtë”, tha Messi.

Lexo edhe :  Polonia merr biletën e fundit për në Europian dhe mposht Uellsin pas 11-metërshave

 

 

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV