I hedh ujë në fytyrë gjatë fjalimit, ja si reagon kryebashkiaku (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ekuadorit Quito, Jorge Yunda, ka mbajtur një fjalim në nder të Ditës së Pavarësisë së vendit të tij dhe në një moment ai qëllohet me një gotë uji nga një anëtar i këshilli i quajtur Fernando Morales.

Ai e lagu më ujë dhe tentoi që ta gjuante duke i thënë i paturpshëm. Policia e shoqëroi atë jashtë dhomës ndërkohë që ai bërtiste “kini një mirësjellje, Quito nuk e meriton atë që po bëni. Ai duhet të japë dorëheqjen”.

Kjo skenë është bërë virale në internet dhe një simbol i luftës së vazhdueshme të pushtetit politik në qytetin e 2 milion banorëve.

“Ajo që bëra sot është ajo që çdo Quiteño do të kishte bërë,” u tha Morales gazetarëve pas incidentit, duke e përshkruar atë si një “shfaqje indinjate për kaq shumë korrupsion dhe veprime dashakeqe”.

Disa orë më vonë, kryebashkiaku u përgjigj në një deklaratë, duke thënë se “agresioni i sotëm është pjesë e sulmit në Quito nga ata që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të arritur pushtetin”.

Të fundit

Fifi dhe Sara zbulojnë kodet për lojën që familjarët u dërgonin në “BB” përmes rrobave

Të pyetura nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi...

Një javë pa adresë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Durrës

Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre këtë të shtunë në Policinë...

Një 40-vjeçar bie nga kati i katërt i pallatit në Shkodër, zbardhen informacionet e para

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i...

“Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze”/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar edhe sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe...

Shembet çatia e ndërtesës në Maltë, vdes punëtori shqiptar, plagoset tjetri

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Një çati u shemb në Sliema të Maltës më herët gjatë...

Lajme të tjera

Web TV