Një 97 vjeçare e mbijetuar e kampit të përqendrimit në Aushvic dhe tani një yll i TikTok.
Mediat e huaja bëjnë me dije se e moshuara Lily Ebert, me origjinë hungareze, përmes rrjetit social Tik Tok ka sjellë dëshminë e saj tek të rinjtë.
Në shkurt, stërnipi i gruas, Dov Forman, hapi një llogari në të cilën Lily tregon historitë e saj dhe u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve. Kanali ka 1.2 milionë ndjekës.
Falë TikTok, Lily gjeti një mundësi shtesë për të mbajtur premtimin e saj të bërë në prill 1945: “I premtova vetes që nëse do të mbijetoja, do t’i tregoja botës se çfarë ndodhi në të vërtetë. Dhe e mbajta premtimin tim”.
Ebert u dëbua në 1943 me familjen e saj nga Bonyhád, qyteti i saj i lindjes në Hungari, në Aushvic. Ajo arriti të shpëtojë së bashku me dy motrat e sa, por nuk pati kurrë lajme nga nëna, vëllai dhe një motër tjetër që nga dita kur arritën në kampin e përqendrimit.
Në njërën nga videot në TikTok, ajo thotë se u emocionua: “Ishte e tmerrshme, edhe sot pas më shumë se 75 vjetësh më dhemb të flas për të”