“Plaçkat e luftës”/ Talebanët rrëmbejnë 12-vjeçaret dhe i përdorin si skllave seksi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ushtarët talebanë teksa pushtojnë Afganistanin shkojnë në çdo banesë duke marrë me dhunë vajza të moshës 12-vjeçare, duke i detyruar të jenë skllave seksi.

Komandantët xhihadistë kanë urdhëruar imamët në zonat që kanë kapur, t’u sjellin lista të grave të pamartuara të moshës 12 deri në 45 vjeç që ushtarët e tyre të martohen.

Ata i konsiderojnë ato si “khanimat” ose “plaçkë lufte”, që do të ndahen mes fitimtarëve. Ushtarët kanë shkuar më pas derë më derë për të kërkuar “çmimet” e tyre, madje edhe duke kërkuar nëpër dollapet e familjeve për të përcaktuar moshat e vajzave para se t’i detyrojnë ato t’u nënshtrohen seksualisht.

Trajtimi brutal mbi gratë dhe vajzat e reja është shenja e fundit se ushtria e Afganistanit ka rënë, duke detyruar presidentin e vendit që të shkarkojë një prej komandantëve më të lartë të tij.

Një vajzë përshkroi arratisjen nga një qytet në veri të vendit dhe se si ajo ka shkuar të fshihet tek të afërmit mbi frikën se xhihadistët do ta ndjekin dhe do ta vrasin. Ajo ka treguar se u ka kaluar shumë pranë të armatosurve talebanët dhe ka shpëtuar vetëm prej burqa-s.

Deri më tani talebanët kanë vënë nën kontroll disa prej zonave më të rëndësishme të Afganistanit dhe po zgjerojnë territorin e tyre.

 


Të fundit

“Plaçkat e luftës”/ Talebanët rrëmbejnë 12-vjeçaret dhe i përdorin si skllave seksi

Ushtarët talebanë teksa pushtojnë Afganistanin shkojnë në çdo banesë duke marrë me dhunë vajza të moshës 12-vjeçare, duke i...

Zjarret në Itali u marrin jetën 5 personave

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë shpërthyer në disa zona të Italisë. Trupi i pajetë i një 77 vjeçari...

Italia thyen rekordin evropian, temperatura shënoi sot 48.8 gradë Celsius

Në Itali është regjistruar sot temperatura më e lartë e nxehtësisë ne Evropë. Sot termometri ka shënuar 48.8 gradë pranë Sirakuzës në Floridia në...

I mbijetoi Aushvicit/ 97-vjeçarja i tregon botës çfarë ndodhi në kampin e “ferrit”

Një 97 vjeçare e mbijetuar e kampit të përqendrimit në Aushvic dhe tani një yll i TikTok. Mediat e huaja bëjnë me dije se e moshuara...

Kylie Jenner u bë 24 vjeç, ja si dukej fytyra dhe trupi i miliarderes pak vite më parë

Kylie Jenner mbushi 24-vjeç ditën e djeshme, me miliarderen e kozmetikës që e mbushi Instagram-in me disa foto seksi me një fustan jeshil. Motra e...

Lajme të tjera

Web TV