Zjarret në Itali u marrin jetën 5 personave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë shpërthyer në disa zona të Italisë. Trupi i pajetë i një 77 vjeçari është gjetur në fshatin Groteria në Kalabri. Shtëpia e fermës dhe stallat e tij u shkatërruan plotësisht nga flakët.

Trupi i një fermeri 79-vjeçar, zhdukja e të cilit u raportua nga të afërmit e tij në orët e para të ditës së sotme, u gjet i djegur në fshatin Kardato.

Një fermer 30-vjeçar gjithashtu vdiq në Paterno, në Sicili, pasi po përpiqej që të shuante flakët, po automjeti me të cilin ai po udhëtonte u përmbys.

Në Kalabri, frontet e reja të zjarrit iu shtuan malit Aspromonte, por edhe bregdetit të rajonit Jon, ku rreth njëqind banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Autoritetet lokale, përveç ndihmës së Shërbimit të Mbrojtjes Civile dhe zjarrfikësve, tani po bëjnë thirrje për mobilizimin e ushtrisë.

Në Sicili, u vendos që të evakuohen lagjet e vendosura në zonën më të madhe të qytetit të Enna, ndërsa kanadezët po luftojnë kundër flakës së zjarrtë dhe në malet Nebrodi.

Në Sardenjë, temperaturat e larta dhe erërat e forta kontribuan në shpërthimin e zjarreve në zonën e Nuoro, ndërsa shumë turistë vendosën të largohen nga ishulli.

Të fundit

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Lajme të tjera

Web TV