Gjermania ndërhyn në debatin mbi Minishengen

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Rikthehet sërish në vëmendje çështja e Minishengenit ballkanik. Pas debateve të shumta sidomos mediatike nga dy anët e kufirit Shqipëri – Kosovë pas nënshkrimit në Shkup të “Open Balkan” nga tre shtete të rajonit, vjen një përgjigje për mediat e Kosovës nga qeveria gjermane që shprehet se e mbështet hapur këtë inisiativë të re. Zëdhënësi i kësaj qeverie deklaroi se “Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”. Përgjigja është e drejtpërdrejtë dhe nuk lë asnjë hapësirë keqkuptimi dhe duket si një kovë me ujë në debatin e ndezur por të padobishëm se Shqipëria ka devijuar nga projekti mbi Procesin e Berlinit dhe se është bërë palë me armiqtë e në dëm të Kosovës. Për ta rikthsuar më qartë, zëdhënsi i qeverisë së Gjermanisë shprehet se: “Krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e riafirmuan angazhimin për këtë projekt historik në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit më 5 korrik. Detyra urgjente tani është të finalizohen negociatat e katër marrëveshjeve për lirinë e udhëtimit me kartat e identitetit, lirinë e udhëtimit për shtetasit e vendit të tretë dhe njohjen e kualifikimeve akademike e profesionale”. Procesi pra është i njëjtë dhe komplementar përsa i përket angazhimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal. Madje sipas qeverisë gjemane, përpjekjet e nisura “duhet të ridyzohen për ta arritur këtë hap të rëndësishëm përpara deri në samitin BE – Ballkan Perëndimor më 6 tetor”. Prononcimi i zëdhënësit të qeverisë gjermane ndonëse ka si fokusim inisiativën e “Open Balkan”, duket sikur është bërë enkas mbi debatin e kohëve të fundit midis Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe pozicionimi i gjermanisë në këtë rast është dukshëm i qartë. Atëherë të ngremë ca pyetje pas gjithë kësaj gjullurdie pseudopatriotike: a kish ndonjë devijim Shqipëria apo qeveria e saj në inisiativat rajonale apo po përmbyshte angazhimet e ndërmarra dhe interesat e vendit të saj? Kush dhe pse nuk u përmbahet detyrimeve, por vijon të harxhojë kohë për vendin duke u tërhequr në debate mbi të tretë, siç është Serbia? Kujt i intereson kjo polemikë dhe çfarë vlerash ka një garë se kush është më patriot kur ai është shterpë dhe nuk sjell asgjë në magjen e ekonomisë së qytetarëve dhe të interesave të vendit?


Të fundit


“Ballkani i Hapur”/ Gjermania nxit të gjithë vendet për ta nënshkruar

Sipas qeverisë gjermane, detyra urgjente është të finalizohen negociatat e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Një ditë më parë, kryeministri...

Diell dhe rritje e lehtë temperaturash, ky është parashikimi i motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb,...

Horoskopi ditor, 12 gusht 2021

Dashi Jeta në çift do të jetë po aq e bukur këtë të enjte dhe do të përjetoni si në fillimet e lidhjes. Do të...

Lajme të tjera

Web TV