Horoskopi ditor, 12 gusht 2021

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Dashi

Jeta në çift do të jetë po aq e bukur këtë të enjte dhe do të përjetoni si në fillimet e lidhjes. Do të argëtoheni pa fund. Në planin financiar nuk duhet t’i lini gjërat pas dore sepse situata mund të ndërlikohet.

Demi

Komunikimi me partnerin do të jetë i ngrohtë dhe nuk do të keni aspak debate apo mosmarrëveshje. Në planin financiar do jeni me shumë fat.

Binjakët

Partneri juaj do tregohet shumë i përkujdesur për ju gjatë ditës së nesërme. Në planin financiar duhet ta riorganizoni situatën nëse doni që gjërat të ecin në rrjedhën e duhur.

Gaforrja

Nuk priten vështirësi të mëdha gjatë kësaj dite në planin sentimental. Mos u besoni shumë fjalëve që do t’ju thonë të tjerët. Financat do të jenë delikate.

Luani

Dëgjojini këshillat e partnerit tuaj nesër sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do fillojë të përmirësohet. Financat do fillojnë të stabilizohen më shpejt sesa ju mendoni.

Virgjëresha

Do t’ju duhet pak intuitë për të reflektuar për një situatë mbi një çështje shumë të rëndësishme që ju përket juve dhe familjes tuaj. Përpara se të merrni vendimin, mendohuni mirë.

Peshorja

Të dashuruarit do të flasin për të ardhmen dhe do të marrin vendime. Financat nuk do jenë delikate, megjithatë duhet treguar përkujdesje dhe maturi.

Akrepi

Gjërat nuk do të shkojnë siç duhet në jetën tuaj sentimentale. Do bëni gabime dhe asnjeri nuk do marrë përgjegjësitë e veta. Të ardhurat do të jenë të qëndrueshme.

Shigjetari

Ditë e qetë dhe pa ndryshime të mëdha kjo e nesërmja për të dashuruarit. Shfrytëzojini sa më shumë momentet pranë partnerit. Në planin financiar nuk do të keni për çfarë të ankoheni.

Lexo edhe :  Manja: Prokurorët dhe gjyqtarët që nuk pranuan të kalonin në vetting rrezikojnë...

Bricjapi

Nervozizmi dhe pakujdesia do t’ju bëjnë të humbisni kohë. Mos insistoni se keni të drejtë për gjërat që nuk keni njohuri të mjaftueshme sepse kjo do të tregojë të kundërtën dhe mund të pendoheni.

Ujori

Dita duket mjaft premtuese për ata që janë në një lidhje. Do gjeni mënyrën e duhur për të folur dhe diskutuar me partnerin. Në planin financiar duhet të reflektoni para se të hidhni çdo hap. Vetëm kështu do të shmangni problemet.

Peshqit

Është momenti ku paratë po luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj dhe pamjaftueshmëria e tyre mund t’ju krijojë vështirësi në realizimin e planeve tuaja. Me partnerin më kujdes për çështjet pezull.


Të fundit

“90 minuta deri në jetë a vdekje”/ Titujt kryesorë sportivë për ditën e sotme

Fundi i kampionateve dhe ndeshjet vendimtare për objektivat e skuadrave të caktuara ishin në fokus të gazetave kryesore sportive. Për...

“Folëm për pasojat e…”/ Rama zbardh takimin me ish-sekretarin Amerikan, Mike Pompeo

Një takim mjaft miqësor mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë. Kreu...

“Sekretari Pompeo më emëroi në Tiranë”, Kim: Shqipëria model, po kontribuon për botën

Në kuadër të konferencës për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pohoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do...

Cila ishte ngjarja më e ngarkuar në histori

Shifrat flasin vetë: masat po mobilizohen më shumë për fenë sesa për politikën. Këtu janë ngjarjet më të ndjekura të dekadave të fundit në...

Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë/ “Kombinati” përplaset me koshin e mbeturinave

Është aksidentuar përsëri një autobus në Tiranë. Bëhet fjalë për urbanin e linjës së Kombinatit i cili është përplasur me një kosh mbeturinash. Mësohet se ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV