Ish-bashkëshortja e Eminem tenton të vetëvritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-bashkëshortja e Eminem, Kim Scott, ka tentuar të vetëvritet. Sipas burimeve, më 30 korrik në komisariatin e policisë është bërë një telefonatë për të raportuar se një person ka tentuar vetëvrasjen në shtëpinë e saj në Michigan, shkruan “Page Six”.

Kur oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, raportohet se Scott nuk ishte në vete dhe atyre iu desh që ta mbanin me forcë. 46-vjeçarja dyshohet se ka prerë veten, pasi kishte plagë të vogla në këmbë dhe në dysheme kishte gjak.

Thuhet se autoritetet e dërguan atë në spital për vlerësim mjekësor dhe psikologjik, dhe tashmë ajo është rikthyer në shtëpi për t’u shëruar. Incidenti i supozuar ndodhi vetëm një javë pasi nëna e Scott, Kathleen Sluck, vdiq më 23 korrik në moshën 65-vjeçare.

Ndërkohë, motra e Kim vdiq në vitin 2016 dhe shkak dyshohet se ka qenë mbidoza e heroinës. Ajo ishte vetëm 41 vjeç. Pas vdekjess së Doën, Kim tha se kurrë nuk do të ndihej e plotë përsëri. Eminem dhe Kim u martuan në vitin 1999 dhe u divorcuan në vitin 2001. Ata kanë një vajzë së bashku, e cila quhet Hailie.

 

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV