“Narcisi dhe Gojarti”, historia e miqësisë së përjetshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga: Bujar Meholli

 

Kërkimi i identitetit, i së vërtetës, rruga/procesi për ta njohur veten, për ta realizuar atë, janë temat kyçe të cilat i rrah në romanet e tij shkrimtari gjermano-zviceran Hermann Hesse, njëri nga shkrimtarët më të lexuar i të gjitha kohëve. Krijuesi i “Siddharthës” së famshëm, shpirtit të trazuar që rend në kërkim të së vërtetës e drejt plotësimit të vetes, shkroi një tjetër roman të jashtëzakonshëm “Narcisi dhe Gojarti” i botuar në vitin 1930. Ky roman simbolist i Hesses, i ndërtuar në traditën psikoterapeutike, eksploron temën e dualitetit përmes historisë së një miqësie mes dy djelmoshave, Narcisit dhe Gojartit, në ambientet e epokës mesjetare. Ndikimi i Nietzsches te krijimi i Hesses është evident; njeriu qëndron mes arsyes dhe intelektit, i tërhequr dhe i sunduar më pas nga kënaqësitë fizike/seksuale. Personazhi kryesor Gojarti vjen si rishtar në manastirin e Mariabronit me qëllimin jetësor të bëhet murg; babai i tij mëton ta bëjë murg në mënyrë që ky, Gojarti, t’i lajë mëkatet e nënës së tij lapërdhare që pati kryer mëkate dhe pati devijuar nga rruga e drejtë. Sidoqoftë, në Manastir, ndryshon rrjedha e mendimeve, e qëllimeve të tij, katërcipërisht, kur takon Narcisin, njeriun që do ta dojë e çmojë me gjithë shpirt. Gojarti s’qe i prerë për murg! Një djalosh i bukur si ai, tërheqës, që për herë të parë puth buzët e një vajze, fshehurazi, ja kjo është ajo që e plotëson, jo manastiri dhe tërheqja nga gjërat ndjesore. Narcisi e pikas se miku i çmuar s’mund të qëndrojë për t’u bërë murg e erudit, ai është prototip i njeriut sensual të dhënë pas qejfeve, pas ndjekjes së pasioneve dhe shijimit, në këtë rast, të bukurisë femërore.

 

Sigmund Freud teksa flet për dashurinë dhe hipnozën shprehet: “Në një numër të madh rastesh gjendja dashurore nuk është gjë tjetër veçse lakmim i objektit që vjen nga instinktet seksuale për të përftuar kënaqësi seksuale të drejtpërdrejtë që zhduket kur arrihet qëllimi seksual; pikërisht kjo quhet dashuri e përbashkët sensuale, libidinoze rrallë mbetet po kaq e thjeshtë.” Gojarti ikën nga manastiri dhe niset, sikurse Siddhartha, në kërkim të plotësimit të vetes. Derisa Narcisi, intelektual klasik, erudit, teolog e filozof, ndjek rrugën e të bërit Abat, Narcisi zhvishet përfundimisht nga ideja e murgut dhe shërbestarit të perëndisë. Kjo nuhatet me intuitën e fuqishme të Narcisit; me një mendje të hollë, i aftë për të kujtuar imazhe, madje edhe detajisht, si dhe me një gjenialitet të fshehur për artin – Gojarti nis rrugëtimin e tij prej endacaku ku do të takojë lloj-lloj njerëzish, do të përballet me urinë, rrezikun në pyll, kanosjen nga një endacak tjetër (Viktori) të cilin në një çast kritik e vret me briskun e tij. Pra, kemi Gojartin e portretizuar nga Hesse si djalosh energjik, të shkathët dhe shumë tërheqës për vajzat dhe gratë. Siç thotë Thomas Mann, se Hesse arrin mjeshtërisht të krijoi historinë mes notave romantike dhe elementeve moderne psikologjike e filozofike.

Gojarti, si një figurë romantike, bredh nëpër fshatra e pyje, çdoherë me qëllimin e fiksuar: përmbushjen e vetes dhe gjetjen e lirisë. “Është e qartë” – vazhdon Freudi “se nuk janë shumë larg njëra-tjetrës gjendja dashurore nga hipnoza. Përputhjet midis të dyjave janë mëse të qarta. Kjo vërehet te nënshtrimi i përhumbur, ëmbëlsia dhe mungesa e kritikës ndaj hipnotizuesit si objekt i dashur.” Gojarti shohim se jepet i tëri në aventurat erotike, me marrëdhëniet me femrën arketipale, duke sjell në mendje vazhdimisht kujtimet e ndrydhura të nënës së tij e cila e udhëheq tashmë dhe ai rend pas saj.

Lexo edhe :  Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

 

Megjithëse kontrastet mes dy miqve janë evidente, Narcisi dhe Gojarti kanë edhe ngjashmëritë e tyre. Të dytë janë të vendosur në shmangien pragmatike të dogmës fetare, të dy kanë besim në Zot (Gojartin më vonë do ta shohim se do të tërhiqet nga besimi, i kapluar nga dyshimet) por gjithashtu janë të njohur me papërsosmërinë dhe vuajtjet e njeriut në botë. Hesse e vendos fokusin e romanit te përpjekjet e Gojartit, pas largimit nga manastiri për t’u shndërruar në endacak. Tashmë një shpirt i lirë, Gojarti nis të krijojë marrëdhënie me sërë grash, që nga vajzat e Kontit të cilin e mëson të shkruajë latinisht, deri te joshja e Agnesit, bashkëshortes së guvernatorit ku përmbyllet saga gojartiane. Narcisi arrin të bëhet Abat; Gojarti në rrugë e sipër zbulon talentin si gdhendës druri. Mjeshtri Nicholas, idhulli i Gojartit pasi ky e sheh statujën e Virgjëreshës Mari të punuar nga mjeshtri, është i impresionuar dhe mund t’ia besojë atij një punim. Ky punim i Gojartit s’është veçse shëmbëlltyra e mikut të tij të përjetshëm Narcisit, (të cilin e portretizon si Gjon Pagëzori). Artisti gjenial endacak vazhdon bredhjet, kësaj radhe në një periudhë të tendosur nga murtaja që po bënte kërdi kudo. Ai s’pati pranuar nderimet dhe ofertat e Mjeshtrit, i cili kishte vdekur me kohë. Pas një afere me zonjën më të bukur të qytetit, Agnesin, Gojarti dënohet me vdekje dhe në çastet kritike të jetës, vjen shpëtimi po nga Narcisi, miku i përjetshëm, tashmë Abat.

 

Rikthimi i Gojartit për së dyti në manastir, e gjen atë një njeri të shndërruar në endacak, mëkatar, artist të madh dhe padyshim të zbehur në ndjenjat dhe besimin fetar. “O Zoti im mëshirëmadh, pse na ke krijuar kështu, pse na shpie nëpër të tilla rrugë? A s’jemi fëmijët e tu? A nuk vdiq për ne Biri yt? Kam nisur të dyshoj tek Ti, o At, e ke krijuar keq botën dhe s’po e mban mirë rregullin” shprehet ai i përvuajtur në një monolog. Fundi i këtij shpirti delikat e të trazuar, ndodh pikërisht aty pranë Narcisit, mësuesit të tij jetësor, njeriut që e pati kuptuar më mirë se gjithkush në këtë botë. Narcisi dhe Gojarti janë të përjetshëm! Ata gjenden brenda secilës qenie njerëzore, secili njeri rritet duke njohur pikat e forta tek tjetri, e të cilat i mungojnë vet atij. “Ne të gjithë mund të identifikojmë një Narcis dhe një Gojart brenda nesh, sepse të gjithë kemi një tru të majtë dhe një tru të djathtë”, thotë shkrimtari dhe kritiku amerikan Robert M. Ellis.

Të fundit

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Krisje mes çiftit/Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”nga halli që i ka zënë

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash”...

Lajme të tjera

Web TV