Publikohen për herë të parë fotot: Si sot, ndërroi jetë në Selanik, pas një atentati, Hasan Prishtina

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Hasan Prishtina lindi në Vushtri të Kosovës më 1873. Kreu gjimnazin Francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës osmane “Mylkije” në Stamboll. Ishte tri herë deputet në parlamentin osman.

Bashkë me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët e Kryengritjes së Përgjithshme Kundërosmane, e më pas ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Më 1913 ishte ndër organizatorët e kryengritjes kundërserbe të shtatorit, kurse më 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Më 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në Këshillin Kombëtar dhe u ngarkua nga Këshilli i Lartë për të ndërtuar qeverinë më 7 dhjetor 1921.

Në periudhën 1922-23 u shqua si një nga figurat e opozitës në Shqipëri, kurse më 1924, teksa udhëhiqte lëvizjen e armatosur kaçake në Kosovë kundër sundimit serb, mori pjesë edhe në përgatitjen e Revolucionit të Qershorit në Shqipëri.

U kthye në Tiranë më 1924, por u largua më 1925, për të jetuar në mërgim, deri në vdekje. Gjatë gjithë jetës punoi e luftoi për Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqipërinë, duke kundërshtuar fort dhe hapur qoftë politikat serbe, qoftë qëndrimet miqësore të Ahmet Zogut me Serbinë.

Më 1931, bashkë me organizatën “Bashkimi Kombëtar”, mori pjesë në organizimin e atentatit kundër A. Zogut në Vjenë. Kurse vetë H. Prishtinës iu bënë katër atentate, u burgos dy herë, dhe u dënua gjashtë herë me vdekje (një herë nga xhonturqit, një herë nga Esad Pashë Toptani, një herë nga qeveria serbe dhe tri herë nga Ahmet Zogu).

Atentati i fundit iu krye më 14 gusht 1933 në Selanik të Greqisë. Dorasi ishte Ibrahim Çelo, i cili pohoi para policisë se vrasjen e kreu për një shumë parash, të cilën viktima nuk ia dha. Në gazetat lokale vrasja u konsideura si “sherr mes shqiptarësh”, por në shtypin perëndimor u aludua për larje hesapesh mes armiqve të vjetër, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës.

Lexo edhe :  Ish-pjesëtari i Gardës s’i kursen elozhet për Berishën: Të dua më shumë se fëmijët

Pas atentatit, Hasan Prishtina u varros në varrezat e Selanikut, nga ku u soll në Shqipëri më 1977, për t’u rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Kukësit, vendndodhja më e afërt gjeografike me vendlindjen e tij. Fotografitë që sjellim këtu ruhen në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror, dhe paraqesin ceremonialin shtetëror të rivarrimit të eshtrave të Hasan Prishtinës në Kukës më 6 dhjetor 1977.

Eshtrat e patriotit të shquar ekspozohen në shtrat topi në Sheshin Skënderbej, transportohen në Kukës, ku kryhet ceremonia zyrtare e nderimit me fjalime dhe homazhe dhe, më pas, vendosen në banesën e deritanishme.


Të fundit

Berisha krahason veten me Steve Jobs: Ai ndryshoi botën, unë do ndryshoj Shqipërinë

Sali Berisha ka bërë një krahasim të çuditshëm gjatë takimit me mbështetësit e tij në Durrës. Ai e krahasoi...

Misionari amerikan në 1922: Shqipëria është çelësi i Ballkanit

Nga Ilir Ikonomi Në vitin 1922, kur në qeverinë e SHBA diskutohej për njohjen e Shqipërisë, ka patur një njeri të rrallë i cili lobonte...

Kur dhe pse lindi NATO?

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut: NATO, lindi më 4 prill 1949: kjo është dita në të cilën në Uashington (Shtetet e Bashkuara)...

Negociatat për presidentin, Alibeaj: Transparenca ilaçi kundër pazareve

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se për çështjen e presidentit, transparenca është ilaçi kundër pazareve. Ai gjatë fjalës së tij...

Negociatat për presidentin e ri/ Balla: PS seriozitet dhe gatishmëri për konsensus

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në një komunikim për media, tha se është vendosur që ditën e nesërme do të jetë prezente...

Lajme të tjera

Web TV