Ndërtuan kate shtesë pa leje në Dhërmi, policia shpall në kërkim dy biznesmenët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim pronarët e dy objekteve në Dhërmi, pasi kanë ndërtuar kate shtesë në kundërshtim me lejen e ndërtimit dhe projektin fillestar

Sipas uniformave blu, pas verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se shtetasit S. P., 51 vjeç dhe K. B., 66 vjeç, në objektet në pronësi të tyre kishin ndërtuar kate shtesë, në kundërshtim me lejet e ndërtimit.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas që kishin ndërtuar dy objekte në Dhërmi kishin dalë jashtë projektit dhe lejes së ndërtimit pasi kishin ndërtuar kate shtesë, kanë ushtruar kontroll për verifikimin e dokumentacionit.

Si rezultat i verifikimit të dokumentacionit rezultoi se shtetasit S. P., 51 vjeç dhe K. B., 66 vjeç, në objektet në pornësi të tyrë kishin ndërtuar kate shtesë, në kundërshtim me lejet e ndërtimit.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit S. P., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe K. B., 66 vjeç, banues në Dhërmi.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë përgjegjësi për moskontrollin e zbatimit të projekteve fillestare të përcaktuara në lejet e ndërtimeve që këta shtetas kishin përfituar nga organet kompetente.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.


Të fundit

Ndërtuan kate shtesë pa leje në Dhërmi, policia shpall në kërkim dy biznesmenët

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim pronarët e dy objekteve në Dhërmi, pasi kanë ndërtuar kate shtesë në...

“Do bësh s*ks me mua?”/ Ja si i përgjigjet Roza Lati pyetjes provokuese

Moderatorja Roza Lati ka treguar se është shumë mendje hapur dhe pa komplekse, e si e tillë nuk nguron t’u përgjigjet pyetjeve provokative të...

Pas Ramës, reagon Haradinaj: Kosova të strehojë afganët dhe të jetë pranë SHBA-së

Pas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Kosova duhet t’i strehojë afganët dhe t’i qëndrojë pranë SHBA-së. Haradinaj shprehet...

Shkencëtarët italianë: Rrezet e diellit vrasin COVID-in brenda dhjetëra sekondash

Rrezet e diellit janë në gjendje të shkatërrojnë COVID-in për pak sekonda, sipas hulumtimit të shkencëtarëve italianë nga Universiteti Statale në Milano (departamenti i...

Kabuli po bie në duart e Talebanëvë, ata po marrin nën kontroll të plotë Afganistanin

Talebanët thyejnë edhe Kabulin. Tashë janë drejt marrjes nën kontroll të plotë të Afganistanit. Ndërkohë, SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada...

Lajme të tjera

Web TV