Pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, është shënuar një aksident ku janë përplasur 2 automjete.
Drejtuesit e makinave të përfshira në aksident, janë dërguar menjëherë në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Megjithëse përplasja ka qenë e fortë, fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.