“Po punohet për shuarjen e 10 vatrave të zjarrit”/ Ministria e Mbrojtjes tregon si paraqitet situata nga jugu në veri: Ja zonat më problematike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e fundit për situatën e zjarreve thotë se aktualisht po punohet për shuarjen e 10 vatrave aktive.

Një vatër e re zjarri është shfaqur në Malin e Tërbunit në Pukë, ku sipas ministrisë përhapja e flakëve rrezikon kurorën e qytetit të Pukës.

Sipas ministrisë është përmirësuar disi situata në fshatin Thirrë. Deri më tani flakët kanë përshkuar rreth 220 ha ahe, pishë, barishte e dushq dhe djegur 140 ha kullota. Veç forcave të FA, policisë, zjarrfikëses gjatë ditës ka punuar helikopteri holandez, i cili ka ndihmuar në uljen e ritmit të përhapjes së zjarrit krahasuar me ditën e djeshme operacioni do të vijojë sërish nesër. Aktualisht raportohet se nuk ka rrezik për banesa.

Vatra të reja zjarri ka pasur edhe në Delvinë dhe në fshatin Kamican në Elbasan, ku po punohet për të izoluar flakët.

Njoftimi i ministrisë se Mbrojtjes

Në të gjithë vendin po punohet për shuarjen e 10 vatrave të zjarrit, një pjesë e të cilave janë të reja dhe një pjesë janë favorizuar në përhapje nga era e fortë.

Një vatër e re zjarri është shfaqur, nën ndikimin e erës në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë, ku është punuar gjatë ditës nga forcat e FA për krehjen e zonës. Përhapja e zjarrit rrezikon kurorën e qytetit të Pukës, por nuk ka rrezik për banesa. Nesër do të vijojë sërish operacioni për vënien nën kontroll të situatës.

Ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia F.Arrëz u ndërpre si pasojë e telave elektrikë që rrezikonin punën e helikopterit holandez. Por në terren po punojnë rreth 100 forca të FA dhe pushtetit vendor. Nga ana e fshatit Kryezi është vënë nën kontroll. Nga fshati Dardhë situata është më e rrezikshme dhe po punohet nga forcat për ta izoluar. Nuk ka rrezik për banesat.

Një zjarr me përmasa të mëdha u raportua në një sipërfaqe pyjore pishe dhe shkurre, midis fshatrave Lodertune, njësia administrative Postribë dhe Mazrek, njësia administrative Guri i Zi, bashkia Shkodër. Mazreka është një zonë me vlera historike dhe turistike, ku ndodhen rrënojat e Kishës së Shatit, monument kulture i kategorisë së parë. Në mbështetje nga ajri është edhe helikopteri holandez.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Sipërfaqja e përshkruar deri tani është 30 Ha, ndërsa është djegur 15 Ha shkurre dhe pemë. Vatra ka qenë aktive brenda perimetrit të përshkuar nga zjarri dhe gjatë kohës është përhapur në  Veri-Lindje të fshatit Lalm të nj.ad. Kolsh, Lezhë dhe të kufirit administrativ me nj.ad.Rubik, bashkinë Mirditë, përkatësisht në afërsi të fshatit Katund i Vjetër, ku në gatishmëri është vendosur një mjet zjarrfikës i FA për ruajtjen e 4 banesave aty pranë. Vijon akoma mbështetja nga ajri dhe pas punës së ditës së sotme është arritur 60% e izolimit të vatrave. Nesër do të vijojë sërish operacioni për shuarjen përfundimtare.

Lexo edhe :  Negociata me PS-në/ Meta i tregon “dhëmbët” Bardhit

Është përmirësuar disi situata në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, ku situata ishte përkeqësuar si pasojë e erës. Deri më tani flakët kanë përshkuar rreth 220 ha ahe, pishë, barishte e dushq dhe djegur 140 ha kullota. Veç forcave të FA, policisë, zjarrfikëses gjatë ditës ka punuar është helikopteri holandez, i cili ka ndihmuar në uljen e ritmit të përhapjes së zjarrit krahasuar me ditën e djeshme operacioni do të vijojë sërish nesër. Aktualisht nuk ka rrezik për banesa.

Vazhdon të jetë problematike vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, pavarësisht punës së bërë nga forcat e angazhuara të bashkisë dhe forcat e ushtrisë për izolimin dhe mbajtjen e saj nën kontroll. Vazhdojnë të digjen trungje brenda vatrës. Terreni është i vështirë dhe në disa drejtime është e pamundur ndërhyrja nga toka.

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishte bashkia Dibër. Pavarësisht punës së bërë nuk është arritur izolimi i flakëve që po përhapen në zonë pyjore. Nesër në mbështetje të forcave të pushtetit vendor do të shkojnë edhe rreth 30 efektivë të FA.

Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është raportuar në fshatin Vanë, njësia administrative Delvinë, bashkia Delvinë. Forcat e zjarrfikëse janë në terren dhe aktualisht nuk ka rrezik.

Po ashtu një vatër e re është në fshatin Kamican,  njësia administrative Zavalinë, bashkia Elbasan në pyll me pisha. Forcat e MZSH të bashkisë janë në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrave.

Të fundit

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

TIRANË – Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, ku një shofer i cili kishte hyrë kundravajtje,...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Zbardhet skema: Si u fituan 11 tendera…

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte për “Top Story” ka shpjeguar sesi u abuzua me 11 tendera të fituara nga kompania që ish-drejtorët...

Upss kaq ishte! Ndahet çifti i ‘Për’puthen’ Saide dhe Gerti

Gerti dhe Saide, në Ditën e të Dashuruarëve u deklaruan për njëri-tjetrin në emisionin ‘Për’puthen’. Nga disa kërkime të bëra në redaksinë tonë, kemi vënë...

Lajme të tjera

Web TV